-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ngrihet nga varri, kërkon ujë dhe vdes “përsëri”

Më të lexuarat

Një 2-vjeçar u ngrit nga arkivoli në të cilin ishte vendosur në pritje të varrimit dhe kërkoi ujë, përpara se të shtrihej përsëri i pajetë në të.

Lajmi pothuajse i pabesueshëm raportohet nga mediat braziliane. Sipas uebsajtit “ORM”, zemra e Kelvin Santos pushtoi së rrahuri gjatë trajtimit për një pneumoni në një spital në Belem, në Brazilin e veriut, të premten e shkuar.

Pasi u deklarua i vdekur, trupi iu rikthye familjes, për ta varrosur sipas riteve përkatëse.

Në bazë të traditës braziliane, trupi qëndron në shtëpi për një ditë, përpara se të varroset.

I mituri u vendos në një arkivol të hapur, pranë të cilit qëndronin familjarët e pikëlluar, kur befas, pranë mëngjesit, ai u ngrit nga arkivoli për të kërkuar ujë.

Të shtangur dhe të tmerruar, të pranishmit filluan të ulërasin, të luten dhe të qajnë nga gëzimi, por teksa dikush i ofroi ujë, 2-vjeçari e piu dhe më pas u shtri përsëri, kësaj here vërtetë i vdekur.

”Të gjithë nisën të bërtasin, nuk u besonim syve. Menduam se ndodhi një mrekulli dhe se djali ynë ishte “rikthyer në jetë”. Më pas u shtri përsëri, ashtu siç ishte më parë. U përpoqëm ta zgjonim, por ishte e pamundur. Kelvin më nuk kishte shenja jete”, rrëfeu babai, Antonio Santos.

Prindërit e dërguan më pas sërisht në spital 2-vjeçarin, ku i bënë të qartë edhe një herë se ai ishte i vdekur. Në këto kushte, e vetmja gjë që mundën të bënin të afërmit ishte të shtynin ceremoninë mortore me një ditë, përpara se ta varrosnin ditën e hënë, në një varrezë të qytetit të tyre.

Në raportin e spitalit, shkruhej se 2-vjeçari mbërriti në të në gjendje kritike dhe se ndërroi jetë nga një bllokim kardio-respirator. Pretendimet e prindërve për “ringjalljen” e shkurtër mbeten të pambështetura nga teoritë shkencore./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit