4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mbi 700 serbë konkurrojnë për punë në Zyrën për veriun

Më të lexuarat

Mbi 700 qytetarë të veriut të Mitrovicës nuk e kanë problem shtetin e Kosovës. Qe dy javë, sa ka qëndruar i hapur konkursi për shefin e Zyrës Administrative për veriun e qytetit të ndarë, mbi pesëqind qytetarë të asaj pjese kanë konkurruar për pozita të ndryshme në zyrën që do të kryejë funksionet e një komune të re në veri të Mitrovicës.

Qeveria e Kosovës dhe ICO-ja nga dita e enjte do të fillojnë përzgjedhjet e zyrtarëve nga aplikimet që kanë pranuar, dhe pritet që për një muaj komuna e re, që punon në kuadër të legjislacionit të shtetit të Kosovës, të funksionalizohet. Deri atëherë pritet që të emërohet edhe shefi i Zyrës. Emërimi do të bëhet nga Qeveria e Kosovës në koordinim me ICO-n.

Sipas të njëjtave burime, ndërtesa ku do të vendoset komuna e re është e vendosur në lagjen me jugore të veriut të Mitrovicës, në Lagjen e Boshnjakëve./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit