Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), u ndriçua me flamurin turk dhe fjalë turke “Mirësevini” përpara vizitës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
14.02.2022 ~ 14.02.2022
Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), u ndriçua me flamurin turk dhe fjalë turke “Mirësevini” përpara vizitës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Ambasadori i Turqisë në Abu-Dabi, Tugay Tunçer, postoi një video në llogarinë e tij në rrjetet sociale të rrokaqiellit me famë botërore të Emirateve të Bashkuara Arabe, Burj Khalifa, i ndriçuar me flamurin turk.
“Është një ditë historike në marrëdhëniet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Turqisë. Një mirëseardhje e ngrohtë nga Emiratet e Bashkuara Arabe për Presidentin Erdogan”, shkroi ambasadori Tunçer në llogarinë e tij në median sociale.
Presidenti Erdogan do të zhvillojë sot dhe nesër një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe me ftesë të Princit të Kurorës së Abu-Dabit, Sheik Mohammed Bin Zayed Al-Nahyan.
Në kuadër të vizitës së Presidentit Erdogan, në bisedimet do të diskutohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe midis Turqisë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe do të diskutohen mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit.
Erdogan do të vizitojë gjithashtu Panairin Botëror “EXPO 2020 Dubai” dhe do të vizitojë hapësirën e ekspozitës turke më 15 shkurt, të caktuar si “Dita Kombëtare e Turqisë”.
/trtshqip/