Mbikëqyrësit parlamentarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë nuk kanë pranuar ta bëjnë publike shumën e mjeteve buxhetore që kanë shpenzuar spiunët e shtetit gjatë punës vjetore të tyre.
Këtë të dhënë ata e kanë mësuar të mërkurën gjatë një takimi me dyer të mbyllura që kanë zhvilluar me inspektorin e përgjithshëm të AKI-së, Agron Selimaj, por kanë parapëlqyer ta mbajnë vetëm për vete.
Një nga anëtarët e këtij komisioni e ka arsyetuar “ruajtjen e sekretit” rreth AKI-së, me faktin se kjo agjenci është e re dhe se çdo rrjedhje e informatave mund ta dëmtonte kredibilitetin e saj/koha/kohaislame