3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ministri Stavrevski është i painteresuar, nuk hap llogari bankare për Tetovën!

Më të lexuarat

Shkup, 4 gusht- Ministria e Financave duhet urgjentisht të hap llogari bankare dhe të fton donatorët, bizneset dhe qytetarët që të kontribuojnë me ndihma monetare për banorët e dëmtuar nga përmbytjet shkruan ZHURNAL.

Nisur nga situata e krijuar për shkak të përmbytjeve nga reshjet në Tetovë dhe zona të tjera në vend, Ministria e Financave duhet të hap numra llogarie në të gjitha bankat në vend, për të mbledhur ndihma monetare për banorët e prekur nga katastrofa.

Ministria e Financave pastaj duhet të fton të gjithë donatorët, organizatat e bamirësisë, biznesmenët dhe qytetarët që të japin kontributin e tyre për të lehtësuar situatën e rënduar të banorëve të dëmtuar nga Tetova.

Çdo dhurues atëher mund të japë kontributin e tij në llogarinë e hapur nga ministria e Financave me emër “Kontribute vullnetare për të përmbyturit në zonën e Tetovës”.

Fondet që do të mbledheshin në numrat e llogarisë do të përdoreshin nga Shtabi i Emergjencave Civile për Përballimin e Pasojave të Përmbytjeve. 
 

Ndryshe në të gjitha shtetet botërore është praktik që nëse ndodh një fatkeqësi natyrore, Ministria e Financave është e obliguar që të hap llogari bankare shkruan ZHURNAL.
 

© ZHURNAL.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit