2.3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Avokati katolik Arianit Koci, Kosova mund të bëhet fetarisht e pastër (pa katolik), xhemati veç po shtohet

Më të lexuarat

Avokati i njohur Arianit Koci në një postim publik në llogarinë e tij në facebook, ka bërë një shkrim për trendin e migrimit, por ka vënë theksin se katolikët gjithnjë e më pak po mbesin në Kosovë, e nëse vazhdon ky trend, Kosova mund të bëhet fetarisht, thuaja e pastër, që lë të nënkuptohet që do të mbesin vetëm muslimanët.

Ky reagim i tij nuk është korrekt, është reagim emocional për të provokuar emocionet tek komuniteti katolik dhe tek qarqet e tjera islamofobe ose katolikofile. Rëndom si gjithmonë, provokimet përçarëse në baza fetare i sjellin pakicat jo-muslimane shqiptare, e si gjithmonë ato vijnë edhe nga njerëz që e mbajnë veten për personalitete të edukuara, të integruara e tolerante…

Komentues të ndryshëm i reaguan me kundërshtime në këtë deklaratë, duke ja mohuar se katolikët po migrojnë për arsye të besimit, të cilat argumente nuk mund t’i kundërshtonte Avokati Koci.

Në një përgjigje ndaj një komentuese tjetër, Avokati Koci nxjerr një konstatim shumë shqetësues, ai thotë “Une thashe qe te gjithe po ikin, por, pasi jane pak katoliket, Kosova mundet me mbete e paster fetarisht. E kjo eshte keq per te gjithe!”. Ku shfaq ndër të tjera mendimin e tij se nëse Kosova do të vazhdojë të dominohet nga muslimanët, kjo është keq për të gjithë.

Një komentuese tjetër i shkruan “Arianit Koci ne fakt ne Kosove shume pak ka praktikim te fese, pra shume pak e praktikojne fene, prandaj perseri ajo qe thua nuk qendron. ”

Ndërsa Arianit Koci i përgjigjet: “Cka po flet bre? Sot kalova ka xhamitë, rruges per Germi. Plot ishin. Nje mbi nje. Kurre nuk ka pase me shume xhemat! Edhe, vec po shkon ty u shtu numri i besimtareve.”

Postimi i plotë i Arianit Kocit është ky më poshtë:

“Prej një familje të madhe 12 anëtarëshe të Mark dhe Paulina Kocit (gjyshi dhe gjyshja), të lindur dhe të rritur në Prizren, në Kosovë kam mbetur vetëm une.
Jemi mbi 30 Koc-fara e Markut dhe Paulinës.
Vlen të përmendet që as babën e as djalin nuk e kam më në Kosovë.
Përndryshe, kjo është fati i shumë familjeve katolike nē Kosovë.
Emigrimi!
Natyrisht, po emigrojnë edhe myslimanët. Shumë bile!
Por, katolikët gjithmonë kanë qenë më pak, dhe nëse vazhdon ky trend, Kosova mund të bëhet fetarisht, thuaja e pastër.
E kjo nuk është mirë për askend.
Si të ndalët ikja e të rinjëve?

Tashmë, vërtetë nuk e di!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit