-3.9 C
Pristina
Saturday, January 18, 2025

Stoltenberg falënderon presidentin Erdoğan për përpjekjet lidhur me zgjidhjen e krizës Rusi-Ukrainë

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, falënderoi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për mbështetjen dhe iniciativat personale për të gjetur zgjidhje të krizës Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Stoltenberg, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Erdoğan.

Ai theksoi se në bisedë kanë folur për grumbullimin ushtarak rus në kufirin me Ukrainën. “E falënderova për mbështetjen aktive dhe përpjekjet personale për të gjetur një zgjidhje politike”, shkroi Stoltenberg.

Duke thënë se mirëpret mbështetjen e fortë praktike të Turqisë për Ukrainën, Stoltenberg tha se NATO është e gatshme për dialog me Rusinë. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit