1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Franca guxon: organ për të riformuar Islamin(!)

Më të lexuarat

Qeveria franceze ka zbuluar një organ të ri që synon riformësimin e Islamit në Francë dhe çlirimin e tij nga ekstremizmi, sicc pretendon.

Trupi i Forumit të Islamit në Francë përbëhet nga imamë dhe qytetarë, dhe po prezantohet nga Ministria e Brendshme për të ndihmuar në udhëheqjen e komunitetit më të madh musliman në Evropën Perëndimore, i cili ka pesë milionë anëtarë.

Forumi i Islamit do të zëvendësojë Këshillin Francez të Besimit Musliman, një grup i themeluar në vitin 2003 nga ish-presidenti Nicolas Sarkozy, asokohe ministër i Brendshëm.

Përkrahësit e krijimit të këtij organi besojnë se ai do ta mbajë vendin të sigurt dhe do të sigurojë që praktika muslimane në Francë t’u përmbahet vlerave të sekularizmit në jetën publike të vendit.

Kundërshtarët e nismës, nga ana tjetër, kanë frikë se ky është një hap tjetër në diskriminimin e institucionalizuar ndaj komunitetit musliman.

Vitin e kaluar, parlamenti francez miratoi një ligj për të forcuar mbikëqyrjen e xhamive, shkollave dhe klubeve sportive, me qëllim mbrojtjen kundër radikalizmit dhe promovimin e të drejtave të grave.

Ligji, i cili ka shkaktuar shqetësim në pjesë të botës muslimane, është përdorur për mbylljen e disa xhamive dhe grupeve shoqërore. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit