-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Vizita e Presidentit Erdogan në Ukrainë bën jehonë në median botërore

Më të lexuarat

Vizita e Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Ukrainë dhe kontakti i Turqisë me palët për të ndërmjetësuar në krizën Rusi-Ukrainë bëri jehonë të gjerë në shtypin botëror.

Vizita e Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Ukrainë dhe kontakti i Turqisë me palët për të ndërmjetësuar në krizën Rusi-Ukrainë bëri jehonë të gjerë në shtypin botëror.

Gazeta britanike “The Guardian” e pasqyroi lajmin e me titullin “Erdogan ofrohet të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë”.

Edhe gazeta “The Telegraph” theksoi se Turqia është një anëtare kyçe e NATO-s, duke theksuar se po punon për një zgjidhje diplomatike të problemit.

Në Gjermani, e cila favorizon marrëdhëniet e moderuara me Rusinë, media ndoqi nga afër vizitën e presidentit Erdogan në Kiev.

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” theksoi se “Turqia dëshiron të parandalojë një konflikt ushtarak midis Ukrainës dhe Rusisë”.

E përditshmja “Der Tagesspiegel” shkroi se “Turqia është e gatshme të bëjë pjesën e saj për t’i dhënë fund krizës mes dy vendeve.”

“France24” bëri të ditur se presidenti ukrainas Vladimir Zelenskiy e mirëpriti ofertën e ndërmjetësimit të Turqisë.

“Al Jazeera” me bazë në Katar theksoi gjithashtu se Turqia është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit