Efekti i normalizimit të marrëdhënieve me shtetin hebre nga Bahreini dhe Emiratet
Izraeli dhe Bahreini kanë nënshkruar një marrëveshje për sigurinë dhe bashkëpunimin, marrëveshja e parë e tillë midis Izraelit dhe disa prej vendeve të Gjirit e nënshkruar gjatë vizitës së ministrit izraelit të mbrojtjes në vend, pavarësisht tensioneve të larta në Lindjen e Mesme.
Bahreini, së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe, normalizuan marrëdhëniet me Izraelin në vitin 2020 duke nënshkruar “Marrëveshjen e Paqes Abraham”. Dokumenti u nënshkrua nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara, pjesërisht për shkak të marrëdhënieve midis vendeve nënshkruese dhe Iranit.
“Memorandumi i nënshkruar do të krijojë një kornizë për bashkëpunimin midis agjencive të inteligjencës, kompanive ushtarake dhe industriale,” tha ministri izraelit i mbrojtjes Benny Gantz.
Zyrtari izraelit shton se marrëveshja me Bahreinin është marrëveshja e parë e tillë që Izraeli ka nënshkruar me një nga aleatët e tij të rinj në mesin e vendeve të Gjirit.
“Një vit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Abrahamit, ne kemi arritur një marrëveshje tjetër të rëndësishme të mbrojtjes që do të kontribuojë në sigurinë e të dy vendeve dhe stabilitetin në rajon”, tha Ministria izraelite e Mbrojtjes.
Pas nënshkrimit të një dokumenti me një homolog të Bahreinit, Gantz foli me mbretin Hamad bin Isa al-Khalifa në pallatin mbretëror.
Më herët gjatë ditës, Gantz vizitoi gjithashtu selinë e Flotës së Pestë të Marinës së SHBA në Bahrein. /tesheshi.com/