-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Skena apokaliptike: Amerika e gjunjëzuar nga bora dhe akulli

Më të lexuarat

Stuhitë dimërore që kanë kolapsuar disa shtete në SHBA

Një stuhi e fortë dimri goditi të enjten Shtetet e Bashkuara në pjesën qendrore dhe verilindore, e ndjekur nga reshje të mëdha bore dhe akull.

Stuhia shkaktoi një kolaps të madh trafiku dhe çoi në mbylljen e shkollave në disa shtete amerikane, duke lënë mijëra pa energji elektrike.

Paralajmërimet për stuhitë e dimrit dhe akullit janë në fuqi në pjesën më të madhe të Amerikës, nga Teksasi në Midwest dhe New England, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Më shumë se 100 milionë banorë në të paktën 25 shtete janë paralajmëruar për motin, raporton CNN.

Stuhia shkaktoi kaos edhe në trafikun ajror. Nga mesi i ditës, më shumë se 4,000 fluturime ishin anuluar, sipas Flyweather. Rreth 2000 fluturime u anuluan vetëm në aeroportin e Dallas, Teksas.


Pjesë të Teksasit, Arkansasit, Kentakit dhe Tenesit u goditën nga një stuhi e rrezikshme akulli. Më shumë se një centimetër akulli mund të formohet në disa vende deri të premten në mëngjes, gjë që mund të çojë në ndërprerje të energjisë elektrike dhe kushte të rrezikshme rrugore, paralajmëroi shërbimi meteorologjik.

“Gjithçka do të ngrijë brenda natës, kjo është arsyeja pse ekziston mundësia e shtresave të holla të akullit në rrugë, gjë që është shumë e vështirë për t’u parë”, njoftoi Departamenti i Transportit në Arkansas në Twitter.

Më shumë se 220,000 shtëpi dhe dyqane në Teksas, Arkansas dhe Misisipi janë pa energji elektrike. Rrethet shkollore në disa shtete, duke përfshirë Teksasin, Miçiganin dhe Ohio, kanë anuluar mësimet.

Për shkak të stuhisë, në ditët në vijim temperaturat në shumë vende do të jenë jashtëzakonisht të ulëta. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit