Pyetja:
A është umreja mustehab (e pëlqyeshme) gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut.
Pejgamberi ﷺ na inkurajoi që të kryejmë umren në muajin e Ramazanit. Transmetohet se Ibn Abbasi ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Umreja në Ramazan është e barabartë me Haxhin”. [1]
Kjo përfshin të gjithë Ramazanin, jo vetëm dhjetë ditët e fundit.
Allahu e di më së miri.
Burimi: islamqa.com
—————————————–
[1] Buhariu (1782); Muslimi (1256).