Pyetja:
Kam rënë në amoralitet. Po mundohem të pendohem dhe t’i kërkoj Allahut falje. Ndërsa po lexoja suren Nur, kuptova se nuk mund të martohem me një grua të dëlirë, çfarë duhet të bëj?
***
Përgjigjja:
Këshilla se si të pendoheni nga zinaja
1) Mos u dëshpëroni, sepse Allahu i Lartësuar dhe i Lavdëruar ka thënë: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Zumer: 53)
2) Pendimi juaj le të jetë me të vërtetë nga zemra juaj dhe qëndroni larg nga të gjitha burimet e tundimeve. Gjithashtu, kryeni shumë vepra të mira, pasi veprat e mira i shfuqizojnë të këqijat.
3) Nëse pendohesh tek Allahu, nuk përshkruhesh më si kurvar. Prandaj, mund të martohesh me një grua të dëlirë.
4) Besimtari ka shpresë dhe aspiratë të madhe për më të mirën nga Allahu. Ai jo vetëm që kërkon nga Allahu që t’ia lehtësojë dënimin në zjarr, por edhe i lutet Zotit të Madhërishëm që ta shpëtojë nga Xhehenemi dhe ta shpërblejë me Xhenet për pendimin dhe veprat e tij të mira.
Allahu e di më së miri.
Marr nga: islamqa.com