-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Autoriteti Saudit i Ushqimit dhe Barnave planifikon të detyrojë certifikimin Hallall mbi produktet ushqimore

Më të lexuarat

RIAD – Autoriteti Saudit i Ushqimit dhe Barnave (SFDA) po planifikon të detyrojë certifikimin Hallall mbi produktet ushqimore vendase dhe të importuara.

Autoriteti Saudit i Ushqimit dhe Barnave ka sqaruar se synimi i saj për të detyruar certifikatën hallall për produktet ushqimore përfshin produktet që përmbajnë mish, mish të shpendëve dhe të gjitha produktet e ngjashme.

Çdo produkt ushqimor, qoftë i papërpunuar apo i përfshirë në një përbërës të çdo produkti tjetër ushqimor që përmban xhelatinë, kolagjen, mullëz shtazore, yndyrna shtazore dhe vajra, do t’i kërkohet të lëshojë certifikatë hallall, tregoi autoriteti.

Autoriteti shtoi se edhe produktet ushqimore që mbajnë një logo, shenjë apo fjalë hallall do të kërkohet të kenë një certifikatë hallall.

Autoriteti Saudit SFDA ka sugjeruar që zbatimi i detyrimit për të pasur një certifikatë hallall për produktet ushqimore të hyjë në fuqi korrikun e ardhshëm.

Përkthehu: EKONOMIA ISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit