Nënshkrimin i kësaj marrëveshje është bërë publik me anë të një deklarate me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes së Greqisë.
Greqia dhe Izraeli kanë njoftuar se kanë nënshkruar një marrëveshje (Status of Forces Agreement) ushtarake e cila parashikon stërvitjet e përbashkëta, bashkëpunim në fusha të ndryshme në ushtri si dhe qendrimin e ushtarëve të dy shteteve respektive gjatë stërvitjeve në vendet mikpritëse, raporton Anadolu Agency (AA).
Nënshkrimin i kësaj marrëveshje është bërë publik me anë të një deklarate me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes së Greqisë. Në deklaratë thuhet se marrëveshja në fjalë është firmosur gjatë një vizite zyrtarë që ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos në Izrael. Marrëveshja është firmosur nga dy ministrat e Mbrojtjes së dy vendeve.
Në deklaratë thuhet se dy ministrat e Mbrojtjes së dy vendeve kanë firmosur një marrëvehsje që parashikon qendrimin e ushtarëve të vendeve respektive gjatë stërvitjeve dypalëshe.
Në deklaratë thuhet se gjatë takimit të dy ministrave në Izrael janë diskutuar tema si, siguria detare, çështje që kanë të bëjnë më Greqinë dhe Qipron greke, siguria në centralet energjitike në Izrael si dhe bashkëpunimi në fushat e mbrojtjes së dy vendeve.