Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka urdhëruar qeverinë italiane që t’i dëmshpërblejë tre çifte homoseksualësh në këtë vend, pasi iu është refuzuar e drejta e martesës, ose çfarëdo leje për bashkim.
Qeveria italiane do të detyrohet t’iu paguajë nga 5 mijë euro gjashtë meshkujve si kompensim, si dhe shpenzimet gjyqësore. Çiftet ishin bashkë prej vitesh, ndërsa të gjitha kërkesat e tyre ishin refuzuar.
Përkundër premtimeve të Matteo Renzit për të kaluar ligjin, Italia është vendi i vetëm në Europën Perëndimore e cila nuk lejon martesat e seksit të njëjtë.
Kryeministri italian ka thënë se qeveria do të prezantojë ligjin për martesat e seksit të njëjtë këtë vit, gjë që shkaktoi protesta në Romë në qershor, kundër këtij propozimi./TCH