Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini tha se së bashku me ndryshimin e mënyrës së ngrohjes në amvisëri do të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve. Mbyllja e termocentraleve me qymyr deri në vitin 2030 dhe investime më të mëdha në burimet e ripërtëritshme të energjisë me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, kjo bashkë me ndryshimin e mënyrës së ngrohjes në amvisëri do të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve.
“Që kur jam bërë ministër i Mjedisit, kemi folur për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes dhe prodhimit të energjisë në vendin tonë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se 65% e energjisë prodhohet nga thëngjilli në TEC “Manastir” dhe TEC “Osllomej”. Kjo është arsyeja pse e gjithë Strategjia jonë e Energjisë është ta ndryshojmë këtë dhe të investojmë në burimet e rinovueshme të energjisë.
Kjo do të thotë se ne mbështesim jo vetëm investimet tona si EMV në panelet diellore në Osllomej dhe Manastir, por edhe mbylljen e TEC “Manastir” dhe TEC “Osllomej” më së voni deri në vitin 2030″, tha Nuredini në takimin e sotëm me gazetarë.
“Ideja jonë është që të kemi më shumë burime të rinovueshme të energjisë dhe të investojmë në panele diellore dhe termocentrale me erë dhe është shumë e rëndësishme për vendin dhe për pavarësinë energjetike të ndërtohet hidrocentrali i Çebrenit në mënyrë që të kemi një rrjet të qëndrueshëm”, shtoi Nuredini./Telegrafi/