-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Erdogan tregon qëndrimin e Turqisë në rast të një lufte në Ukrainë

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Rusia nuk do të tregohej “e mençur” nëse do të niste një konflikt ushtarak në Ukrainë.

Dhe në një rast të tillë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Erdogan ka thënë Turqia do të bënte atë që është e nevojshme si një anëtare e NATO-s.

Sipas Reuters, në një intervistë për transmetuesin NTV, Erdogan tha se kishte ftuar presidentin rus Vladimir Putin në Turqi, me një propozim për të pritur të dyja palët për diplomaci dhe një rrugë drejt paqes, duke shtuar se ai pret një përgjigje nga Moska.

“Nuk ka asnjë mënyrë që Turqia të jetë OK me tensionet në Ukrainë”, citohet të ketë thënë ai, shkruan Daily Sabah.

“Ne duam paqe në rajonin tonë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë për të ‘shpërndarë’ tensionet me çdo mënyrë që mundemi”, shkruan tutje mediumi turk.

Erdogan ka thënë gjithashtu se kishte nevojë për një dialog gjithëpërfshirës që trajton disa nga shqetësimet e sigurisë së Rusisë, ndërsa i shpjegoi Moskës se disa nga kërkesat e saj nuk janë të “bindëse”.

Po sipas Daily Sabah, Erdogan theksoi gjithashtu përkushtimin e Turqisë ndaj integritetit territorial të Ukrainës dhe shprehu shpresat e tij se rajoni nuk do të shohë luftë.

“Turqia ka përsëritur shumë herë angazhimin e saj ndaj integritetit territorial të Ukrainës”, ka thënë ndër tjerash presidenti turk. 

/zhurnal.mk/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit