Shkolla, një ëndërr e frikshme për fëmijët.
Tek një numër shumë i madh i fëmijëve është evident një moment, në të cilin ata shfaqin hezitimin e tyre për të shkuar në shkollë. Ndonjëherë ndodh që ky hezitim të kthehet në refuzim për të shkuar në shkollë, ndërsa herë të tjera refuzimi për të shkuar në shkollë shndërrohet në problem real. Edhe pse shumica e fëmijëve shfaqin një lloj tensionimi përgjatë shkollës, në ndonjë rast prej rasteve, ajo që duhet thënë, është se tensionimi nuk zgjat shumë dhe evitohet shpejt, pa pasur nevojë të kurohet. Por rastet e refuzimit kronik për të shkuar në shkollë përbëjnë një problem, me të cilin duhet të përballemi dhe duhet të njihen shkaqet e tij.
Shkaqet se përse disa fëmijë refuzojnë të shkojnë në shkollë:
Janë disa kohë, të cilat kur afrojnë, fëmija refuzon të shkojë në shkollë; sepse programet kanë qenë të vështira dhe periudha mësimore përbën një periudhë burgosje të lirisë së fëmijës, periudhë pikëllimi në të cilën mësuesit arrijnë deri aty, sa të vënë edhe dorë mbi fëmijët që i kanë nxënës dhe në të njëjtën kohë po në këtë periudhë fëmija në shtëpinë e vet ballafaqohet me përbuzje, tension dhe sprovim, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë, që e urrejnë shkollën dhe nuk dëshirojnë të shkojnë në të; gjë e cila pasohet me simptoma negative psikike dhe fiziologjike, që arrijnë deri në trembje në gjumë dhe makthe.
Këshilla për ta përballuar problemin e refuzimit të fëmijës për të shkuar në shkollë:
1. Të përpiqemi të ndryshojmë imazhin negativ që fëmija ka fiksuar në memorie përgjatë vitit të shkuar, në lidhje me shkollën.
2. Ta bindim fëmijën, se shkolla këtë vit do të jetë më mirë se vitin që kaloi.
3. Gjithashtu, lidhur me ata fëmijë, që u ka ndodhur ndonjë gjë në shkollë, si për shembull janë dhunuar, ose janë përbuzur dhe poshtëruar në sytë e shokëve të tyre, apo ngjashëm me këtë, tek të cilët sapo hyn sezoni shkollor shfaqen simptoma ‘psikike-fiziologjike”, nëna e fëmijës duhet ta dërgojë atë tek sociologu i shkollës dhe më pas t’i bëjë një vizitë tek një psikolog, që t’ia kurojë mosbesimin që fëmija ka, si pasojë e asaj çfarë i ka ndodhur në shkollë, edhe nëse duhet që të bartet nga shkolla.
Ekspertët e psikologjisë dhe pedagogjisë kanë verifikuar, se frika nga shkolla është një problem, me të cilin ballafaqohen familje të ndryshme me fillimin e vitit akademik dhe që merr forma të ndryshme të natyrshme dhe të kënaqshme, në varësi të natyrës së lidhjes midis fëmijës, nënës dhe ambientit që e rrethon.
Këshilla për fëmijët që shkojnë për herë të parë në shkollë:
1. Të zgjerohet sa më shumë rrethi i njohurive dhe informacioneve të fëmijës dhe nënës mbi temën në fjalë, gjë kjo që për fëmijën përbën një mburojë nga frika dhe destabilizimi psikik, për realitetin, në momentin që ai të hyjë në shkollë.
2. Shkëputja e fëmijës nga familja duhet të bëhet në një mënyrë përshkallëzuese, duke vajtur me fëmijën tek shkolla ku ai do shkojë para fillimit të vitit të ri akademik, për ta prezantuar atë me godinat dhe rrethinat e saj, si dhe për ta njohur me disa prej mësuesve të shkollës. Përmes kësaj prekje dhe nxitje nga ana e familjes, fëmija arrin t’i mundë problemet, me të cilat përballet më pas.
3. Gjithashtu, këshillohet që fëmija të shoqërohet në shkollë dhe të mbetemi në shoqëri të tij gjithë ditën e parë të mësimit, me qëllim që ta ndihmojmë atë, të vihet në kontakt sa më këndshëm me shkollën.
4. Në fillim të vitit të ri akademik fëmija ka vështirësi në nxënien e konceptit të kohës dhe rëndësinë e saj, prandaj prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët e tyre mbi konceptin dhe kuptimin e kohës, sinkronizimin dhe komandimin e saj. Kjo bëhet, duke u vendosur atyre rregulla, lidhur me ushtrimin e disa aktiviteteve, për shembull: mund të lejohet fëmija të shohë televizor një orë për çdo ditë, orë të cilën ai lihet ta zgjedhë vetë, gjë që do ndihmojë fëmijën kundrejt sfidës së ardhshme, që të arrijë të ekuilibrojë midis kohës që ai kalon në kryerjen e detyrave të shkollës dhe asaj që kalon në aktivitete të tjera.
5. Ekspertët thonë, se fëmija nga fillimi ka nevojë të mësohet mirë dhe drejt, lidhur me mësimet e tij, me qëllim që të studiojë sa më në rregull dhe të jetë sa më i aftë, gjë që e ndihmon atë të kryejë detyrat e shkollës para kohës së gjumit. Kjo do t’i japë atij shansin të argëtohet, qoftë edhe për ca kohë. Ne duhet ta ndihmojmë fëmijën tonë që këto zakoneve t’i bëhen shprehi. Një prej këtyre zakoneve është studimi ditor në një kohë të caktuar.
Më e mira gjë është, që të specifikohet një kënd i shtëpisë për studim dhe s’është e thënë që ky kënd t’i ngjajë klasës apo shkollës. E rëndësishme është, që ky vend të jetë i përshtatshëm për fëmijën.
6. Fëmijës duhet t’i sigurohen të gjitha gjërat, që i duhen për të studiuar, para se ai të ulet në tavolinë, me qëllim që fëmija mos të humbas kohë, duke kërkuar orenditë si: lapsin, vizoren etj.
7. Gjatë kohës që fëmija mëson, nëna mund të kryejë disa punë që ia lejon koha, me kusht që të jetë pranë fëmijës, për shembull të lexojë ndonjë libër, ose të përgatisë ndonjë raport, që i duhet për punën e saj, ose të palosë rrobat e lara, në mënyrë që fëmija të ndjejë praninë e saj dhe të ndjejë se e ka atë në krah, nëse i del një vështirësi. Por nëse fëmija shikon, se nëna e tij është e preokupuar me tekat e saj, ai do bëjë siç vepron ajo.
…