Fjala është për pajisje të quajtura “RK-20 Puma Long Endurance UAS”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) së shpejti do të pajiset me 40 dronë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas mediave në këtë vend, ushtria kosovare do të marrë pajisje të quajtura “RK-20 Puma Long Endurance UAS”, e cila prodhohet nga kompania Aero Vironment.
Aranzhimi kap vlerën e 215 mijë dollarëve, njofton Kosova online.
“Puma LE” janë mjete ajrore pa pilot që lëshohen me dorë dhe përdoren për vëzhgim. Ata janë në gjendje të qëndrojnë në ajër deri në 6.5 orë dhe të punojnë në të gjitha kushtet e motit.
Trupat amerikane në Kosovë, si pjesë e misionit të KFOR-it, po i përdorin këto avionë.
Në fund të qershorit, qeveria e Kosovës konfirmoi porosinë e pajisjeve të ndryshme ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë edhe këta dronë. /tesheshi.com/