-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Moska i vë damkën Navalny-it: Taleban!

Më të lexuarat

Lideri kryesor i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili ndodhet në burg për një vit, është përfshirë në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve” të udhëhequr nga shërbimi federal i monitorimit financiar Rosfinmonitoring, raporton AFP.

Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Navalny-t, Ljubov Sobolj, e cila tani është jashtë vendit për shkak se ishte e persekutuar në Rusi, ishte gjithashtu në atë listë, sipas AFP, e cila kishte akses aty.

Sipas Fondit Kundër Korrupsionit, përveç organizatës së Navalny-t të ndaluar në qershor, listës i janë shtuar të paktën nëntë persona të lidhur me lëvizjen opozitare.

Vendimi është pjesë e masave të represionit kundër opozitës dhe zërave kritikë në Rusi, shkruan AFP.

Lista e Rosfinmonitoring përfshin mijëra individë dhe qindra organizata politike, fetare dhe ultranacionaliste të ndaluara në Rusi. Kjo listë, për shembull, përfshin talebanët dhe ISIL.

Në mes të janarit, listës iu shtuan edhe dy nga bashkëpunëtorët kryesorë të Navalny-it, Ivan Zhdanov dhe Leonid Volkov, të cilët jetojnë jashtë vendit.

Navalny u arrestua më 17 janar 2021 në aeroportin e Moskës pasi u kthye nga shërimi në Gjermani pas helmimit të rëndë në Siberi në gusht të vitit të kaluar, për të cilin ai tha se presidenti rus Vladimir Putin ishte përgjegjës.

Pas kësaj, Navalny u dënua me dy vjet e gjysmë burg për një rast “përvetësimi”, të cilin e cilësoi si vepër politike. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit