2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Turqi: 28 të vrarë nga shpërthimi në qendrën kulturore

Më të lexuarat

Në shpërthimin në qendrën kulturore në qytetin Suruc në Turqi, i cili ndodhet në kufi me Sirinë, janë vrarë së paku 28 njerëz, njofton Ministria e Brendshme e Turqisë.

Ministria thotë se rreth 100 persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar për shërim në spitalet lokale.

Qendra kulturore ku ka ndodhur shpërthimi është rreth 10 kilometra larg qytetit kufitar sirian të Kobanit.

Në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Brendshme, ky sulm është cilësuar “sulm terrorist”.

Sipas raportimeve të fundit, rreth 300 njerëz nga Federata e të Rinjve Socialist ishin duke qëndruar në këtë qendër dhe ka qenë e planifikuar që ata të shkojnë në Kobani, për të ndihmuar në rindërtimin e këtij qyteti.

Kontrollin në Kobani e kanë rimarrë forcat kurdë nga militantët e Shtetit Islamik. Në muajin qershor, nga sulmet e Shtetit Islamik në Kobani janë vrarë më shumë se 200 persona.

Ndërkaq, dy zyrtarë të lartë turk i kanë thënë agjencisë Reuters se dëshmitë në terren sugjerojnë se grupi militant Shteti Islamik qëndron pas këtij sulmi.

Vetëm pak pas shpërthimit në Suruc, një sulmues vetëvrasës shpërtheu eksplozivin e tij që barte në makinë afër një post blloku në Kobani, duke vrarë dy ushtarë kurdë, ka thënë për AFP drejtori i Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit