6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Banorët e kundërshtojnë ndërtimin e murit në Hungari

Më të lexuarat

Banorët e qytetit Tompa në Hungari, që jetojnë vetëm 500 metra largë kufirit me Serbinë, kanë thënë se nuk e mbështesin ndërtimin e murit hungarez për ndalimin e emigrantëve prej të cilëve Hungaria është vërshuar viteve të fundit.

Në ndërtimin e këtij muri gjigand, i cili do të jetë 10 metra i gjatë, qeveria hungareze ka angazhuar forcat ushtarake dhe të burgosurit që detyrohen për punë në shërbim të komunitetit, transmeton Indeksonline.

Hungaria është duke u përballur me emigrantë që vijnë nga Sira, Afganistani, Pakistani dhe Kosova për një kohë të gjatë. Ata lënë gjithçka prapa vetes – shtëpitë, familjet, shoqërinë dhe vendlindjet e tyre – për të dalë në vendet e BE-së, veçanërisht në Gjermani.

Tomica Merkoviq që jeton në Suboticë thotë se që të dy qytetet, Subotica dhe Tompa përballen me fluks të madh të emigrantëve.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit