1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Turqia, një tren humanitar drejt Afganistanit

Më të lexuarat

Presidenti turk Erdogan njoftoi se vendi po dërgon ndihma humanitare prej 700 tonësh ushqime, veshmbathje, produkte mjekësore dhe nevoja të tjera në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan kryesoi seancën e sotme të kabinetit turk dhe më pas komentoi situatën aktuale në vend dhe rajon.

“Vitin e ardhshëm në këtë kohë ne do të kemi një foto dukshëm të ndryshme të Turqisw para nesh dhe do të qëndrojmë para popullit tonë. Atëherë të gjithë do të shohim turpin e atyre që nuk mundën ose nuk donin të shihnin dhe që minuan rrugën që po marrim për të ndërtuar një Turqi të madhe dhe të fortë”, tha Erdogan.

Ai kujtoi se nw fillimjavë bëri një vizitë të rëndësishme në Shqipëri, ku dorëzoi 522 banesa të Turqisë të ndërtuara në Lacc për tw pastrehwt e tërmetit të vitit 2019, si dhe ku vizitoi xhaminë e restauruar të Ethem Beut në Tiranë.

Ai theksoi se mikpritja dhe respekti i treguar në Shqipëri është një tregues i mirë i lidhjeve të mira të Turqisë me të gjithë miqtë e tij në Ballkan.

“Dje mirëpritëm një mysafir tjetër të rëndësishëm nga Ballkani, presidentin e nderuar të Serbisë, Aleksandar Vuçicc. Diskutuam në detaje marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në rajon, në radhë të parë zhvillimet e fundit në Bosnje”.

Duke komentuar situatën aktuale ekonomike me theks në forcimin e monedhës turke, Erdogan tha se deri më tani në sistemin e kursit të këmbimit janë transferuar 163 miliardë lira depozita.

“Ne duam mbështetje për ta bërë Turqinë një vend ku secili bën punën e tij dhe kursen në lira,” tha Erdogan.

Ai tha gjithashtu se me mbështetjen e Fondit të Garancisë së Kredive po përfundon përgatitja e një pakete për mbrojtjen e punësimit, si dhe kreditë prioritare të zhvillimit të biznesit dhe investimeve në Turqi.

“Ne nuk do t’i falim ata që me kalkulime të liga dëmtojnë vendin tonë në periudhën kritike që po kalon,” tha Erdogan, duke shtuar se Turqia e sotme nuk është si nw krizwn e viteve 1970 apo 1990, por një shtet i fortë qw mund të përballojë të gjitha presionet e jashtme.

Erdogan tha gjithashtu se miliona afganë kërcënohen nga kriza dekadash, ndërprerja e ndihmës ndërkombëtare, thatësira dhe fatkeqësitë aktuale të motit dhe njoftoi ndihma humanitare nga Turqia.

“Ne jemi të vendosur të mos i lëmë vetëm vëllezërit tanë afganë në këtë periudhë të vështirë. Me mbështetjen e dhjetë organizatave të shoqërisë civile dhe nën koordinimin e AFAD-it, ne po përgatisim një tren bamirësie që do të dërgojë 700 tonë ushqime, veshmbathje, pajisje mjekësore dhe nevoja të tjera themelore në Afganistan”, tha Erdogan. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit