2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Dhurohet një pjesë e koleksionit të librave nga biblioteka e myderrizit të mirënjohur, haxhi Iljas ef. Hashani – Glloboderi

Më të lexuarat

Jahir ef. Beqiri, imam i xhamisë “Hatunije” në Prishtinë, sot ka dhuruar për Institutin për Hulumtime dhe Studime Islam një pjesë të koleksionit të librave nga biblioteka e myderrizit të mirënjohur, haxhi Iljas ef. Hashani – Glloboderi. Këto libra kryesisht janë literaturë e dorëshkrime mbi 100 vjeçare të vjetra. Drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, prof. Sabri ef. Bajgora, pranoi këto libra duke i vlerësuar dhe çmuar si tejet të rëndësishme për fenë islame dhe i cilësoi si jashtëzakonisht të një rëndësie të veçantë për arkivin e dorëshkrimeve.
Drejtori Bajgora tha se këto libra janë të fushës fetare e shkencore si: akaid, fikh, hadith, tefsir, gjuhë , filozofi e letërsi arabe, madje disa revista janë nga vitet 20-30 të shekullit të kaluar të botuara në Egjipt dhe gjetiu. Ai edhe njëherë ka apeluar te të gjithë ata që kanë dorëshkrime të tilla që mos të hezitojnë, por t’ia dorëzojnë Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, në mënyrë që ne të themelojmë bibliotekat e fushave të ndryshe shkencore, por edhe e hoxhallarëve dhe dijetarëve tanë të mëhershëm, që të ndriçojmë sadopak një pjesë të jetës dhe veprës së tyre që mos t’i mbuloj harresa sepse me kalimin e viteve fitojnë në vlerë dhe peshë shkencore.
Njëherësh drejtori Bajgora ka falënderuar të gjithë ata që deri më tani kanë dhuruar libra të vjetër për pasurimin e arkivit të Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame (IHSI).

Biografi e shkurtër e myderrizit
Haxhi Iljas ef. Shahsivari-Hashani (1886-1959), ishte myderrizi kryesor i medresesë së “Sulltan Selimit III” deri sa kjo medrese u mbyll, por ishte i angazhuar edhe në “Pirinaz”, sepse medreseja “Sulltan Selim” kishte njohur disa ndërprerje të dhunshme dhe në periudhën midis dy luftërave botërore nuk kishte një kontinuitet, madje një kohë edhe ishte fuzionuar në medresenë “Pirinaz”. Në vitin 1942, medreseja “Sulltan Selim” ndahet nga ajo “Pirinaz”, dhe Haxhi Iljas efendiu zgjidhet myderriz i saj. Në vitin 1948 edhe kjo medrese mbyllet. Haxhi Iljas ef. Shasivari mësimet i ka nisur në medresenë “Sulltan Selim III” në Prishtinë para myderrizëve Nazif efendiu i biri Mehmedit të birit të Halimit nga Prishtina, kurse i ka përfunduar në Medresenë “Mehmet Pasha” dhe me datën 23 xhemadul-evvel 1328/2 qershor 1910 ka marrë ixhazetnamenë tek myderrizi i njohur hfz. Abdylaziz Hivzi efendiu i Prizrenit. Haxhi Iljas efendiu ka qenë veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe kundër shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve nga trojet e veta. Ka qenë përkrahës dhe ithtarë i ideve dhe pikëpamjeve të Ferat bej Dragës

/bislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit