-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Hoxhë Bekir Halimi, pinjoll i kolosëve të thirrjes islame – Valon Bela

Më të lexuarat

Për 2 vjet i kam dëgjuar ligjëratat e tij me ‘kaseta’ deri sa e takova fizikisht. Nga momenti i takimit, nuk iu ndava për shumë kohë. Më këshillonte nga ekstremizmi në fe, dembelia dhe kotësia. Kurthe që gëllabëruan shumë të rinj. Ishte nxënës i shqiptarit të madh, Nasirudin Albani, dijetarit të madh të Haditheve, përkthyes i shumë librave, njohës i mirë i situatave politike rajonale. Luftëtar i luftërave kombëtare shqiptare. Bashkëpunues me shumë Hoxhallarë të tjerë vendas dhe rajonal. Mbajtës i mijërave ligjërimeve nëpër trojet tona.

Më nderoi pamasë kur prezantoi në dasmën time në vitin 2004 bashkë me shumë kolegë të tij të shquar.

Ai nuk i takon rrymave ekstreme dhe kjo është dëshmuar nga gjykatat vendase por shpeshherë e shohim se si malltretohet ai nëpër pika kufitare vendase pavarsisht a është vetëm apo me familjen e tij. Dhe kjo padyshim se dhemb për të gjithë ne.
Qeveritë janë ndërruar shpesh por deri tash, askush nuk ka dalur të rregulloj këtë padrejtësi.

Ai vazhdon rrugën e tij të thirrjes në fe, si pinjoll i kolosëve para tij. Ndryshe nga politika që ka krijuar një hendek mes moralit dhe individit, me ligjëratat e tij ai dëshiron të moralizoj shoqërinë në kohën kur rruga më e lehtë është të prishësh e shkatërrosh veten. Aty në ligjërata prezantojnë të vegjël dhe të mëdhenjë, të varfër e të pasur, të partive dhe të atyre pa parti, sepse janë të bindur se aty përkujtohen virtytet, nderi, morali, fjala e dhënë dhe dashuria pa interes.

Zoti i dhashtë jetë të gjatë Hoxhës Bekir dhe familjes së tij.

p.s. një falënderim i vogël i imi për kontributin e tij të madh.

Valon F Bela

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit