1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

NJOFTIM: Për licencim të hafizëve të Kuranit

Më të lexuarat

Për: Qendrat Islame Shqiptare në Diasporë

Lënda: NJOFTIM
Për licencim të hafizëve të Kuranit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës bënë licencim të hafizëve të Kuranit, andaj njofton mërgatën Islame Shqiptare me interes, se provimi për licencim të hafizëve do të mbahet në muajin mars të vitit 2022.
Hafizët e Kuranit që shprehin interesim për t’iu nënshtruar provimit vlerësues të memorizimit të Kuranit dhe për t’u pajisur me diplomë përkatëse, duhet të paraqesin dokumentet e nevojshme për aplikim, si:

  1. Kopja e letërnjoftimit;
  2. Certifikata e lindjes;
  3. CV – ja, të dhëna personale dhe kualifikime;
  4. Vërtetim për përfundimin e hifzit ( I lëshuar nga Qendra përkatëse Islame, medreseja, shoqata, muhafizi etj.)
    Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Drejtorin për Diasporë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, email: [email protected] dhe tel. +383 44 115 963
    Afati i fundit për aplikim, është data 20 shkurt 2022.
    K R Y E T A R I Myftiu Naim ef. Ternava

/bislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit