13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Turqi- kundër fjalimit të Katarina Sakelaropulu

Më të lexuarat

Turqia priti me keqardhje një fjalim të Presidentes greke Katerina Sakelaropulu që ajo bëri në një ceremoni hapjeje.

Turqia priti me keqardhje një fjalim të Presidentes greke Katerina Sakelaropulu që ajo bëri në një ceremoni hapjeje.

Deklaratat e pabaza të presidentes greke Sakelaropulu për historinë më të re të Turqisë të bëra gjatë ceremonisë së prezantimit të Pallatit të Helenizmit Pontik Botëror Surmene, i cili është planifikuar të ndërtohet në lagjen Elliniko-Agrirupoli të Athinës, është pritur me keqardhje, thuhet në një deklaratë me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme turke.

“Këto akuza nuk e ndryshojnë faktin se ishte Greqia ajo që tentoi të pushtonte Anadollin dhe se ushtria greke kreu krime barbare kundër njerëzimit ndaj civilëve të pafajshëm, veçanërisht në rajonin tonë të Anadollit Perëndimor. Kujtojmë edhe një herë se Greqia ka një detyrim për të kompensuar dëmet për veprimet e saj në kundërshtim me ligjin e luftës në përputhje me nenin 59 të Traktatit të Paqes të Lozanës, për shkak të këtyre krimeve, të cilat janë regjistruar edhe në raportin e Komisionit Hetimor të Shteteve Aleate”, thuhet në deklaratë.

“Akuzat e rreme të bëra shpesh nga Greqia lënë në hije hapat drejt vendosjes së një dialogu të sinqertë dhe të ndershëm mes dy vendeve drejt zgjidhjes së problemeve”, vijon komunikata.

“Qëndrime dhe sjellje të tilla janë të papajtueshme me përgjegjësitë që priten nga kërkesa e shtetit. Në këtë kuadër, ftojmë edhe një herë fqinjin tonë Greqinë për racionalitet dhe mirëkuptim konstruktiv”, bëhet e ditur në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Jashtme turke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit