19.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Dynjaja është burg për besimtarin dhe xhenet për jobesimtarın

Më të lexuarat

Disa historianë qe kanë folur për jetën e Hafidh ibn Haxherit i cili ka qenë edhe gjykatës ne Egjipt në kohën e tij, kanë treguar se kur ai vinte ne punë në mengjes, e sillte një karrocë e tërhequr nga kuajt. Një ditë kaloi pranë një egjiptiani hebre që ishte shitës vaji, zakonisht ata që merreshin me këtë punë rrobat gjithmonë i kishin të papastra. Hebreu i doli përpara, i ndaloi karrocën dhe i tha Hafidh ibn Haxherit : Profeti juaj ka thënë: “Dynjaja është burg për besimtarin dhe xhenet për jobesimtarın” (Transmeton Muslimi). Ndërsa ti je kryegjykatësi i Egjiptit, vjen në këtë shpurë, dhe ke gjithë këto të mira! Ndërsa unë jam në këto vështirësi e këtë mjerim qe sheh! Hafidh ibn Haxher i tha: “Unë me gjithë këto të mira dhe kënaqësi që kam, përballë mirësive të xhenetit jam si në burg.
Ndërsa ti me gjithë mjerimin në të cilin je, përballë mjerimit në zjarr je si në xhenet.”
Hebreu kur i dëgjoi këto, tha: “Dëshmoj se s’ka zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij”, dhe u bë musliman.

Pra besimtari është në një mirësi të madhe, cilado qoftë gjendja e tij , sepse e ka fituar dynjanë dhe ahiretin.

Ndërsa jobesimtari është në mjerim dhe fatkeqësi, sepse e humbur dynjanë dhe ahiretin.

Dynjaja, sado të mëdha të jenë mirësitë e saj, sado të mira të jenë ditët e saj, sado të larta të jenë banesat e saj, për besimtarin është si burg, sepse besimtari do të kalojë për në mirësi më të mëdha, më të mira, më të plota dhe më të larta.

Ndërsa për jobesimtarët ajo (dynjaja) është xhenet, sepse ai kënaqet me mirësitë që ka në të dhe harron në të ahiretin dhe do të jetë ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar për ta:

“Ndërsa për ata që nuk besojnë, kënaqen dhe hanë ashtu si kafshët, do të kenë zjarrin si vendbanim!” Muhamed, 12.

Jobesimtari, kur vdes, nuk gjen para tij vetëm se zjarr.

/shejh Uthejmini “rigjallërimi islam”/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit