0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Forcat e SHBA-së po formojnë rafineri me kapacitet 3 mijë fuçi në ditë në Al-Hasakah të Sirisë

Më të lexuarat

Forcat e SHBA-së po formojnë rafineri me kapacitet 3 mijë fuçi nafte në ditë në Al-Hasakah që ndodhet nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK në verilindje të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që AA-ja ka siguruar nga burimet lokale, mësohet se forcat amerikane kanë filluar ndërtimin e rafinerisë së naftës në zonën Mabadah në fushën Rumeilan, në verilindje të rajonit Al-Hasakah, me qëllim për të përmbushur nevojat me karburant për forcat amerikane dhe të organizatës terroriste YPG/PKK në Siri.

Pjesët e rafinerisë që janë siguruar nga Administrata Rajonal Kurde e Irakut (ARK), thuhet se janë futur nga pika kufitare Al-Waleed mes Sirisë dhe Irakut.

Kompleksi ku do të prodhohen 3 mijë fuçi naftë në ditë do të menaxhohet nga terroristët e YPG/PKK-së në këmbim të parave.

Në proceset e ardhshme pritet që rafineri të ngjashme të krijohen edhe në zona të tjera të pushtuara nga terroristët.

Një pjesë e madhe e burimeve të energjisë ndodhen nën pushtimin e YPG/PKK-së

Rajonet nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK në qytetet Deir ez-Zor dhe Al-Hasakah kanë burimet më të pasura të energjisë në Siri për sa i përket naftës dhe gazit natyror.

Deir ez-Zor i cili dominon kufirin me Irakun, ka burimet më të mëdha energjetike të vendit. Pjesa lindore e Lumit Eufrat që ndan qytetin në dy pjesë, përmban 11 shtretër që përbëjnë fushat më të mëdha të naftës në Siri.

YPG/PKK, me mbështetjen e SHBA-së vazhdon të pushtojë mbi 70 për qind të burimeve të naftës në Siri.

Organizata terroriste më 23 shtator 2017 pushtoi Koniko, kompleksin më të madh të gazit në periferinë verilindore të qytetit Deir ez-Zor dhe me 22 tetor 2017 pushtoi Al-Omar, fushën më të madhe të naftës në Siri. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit