0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Konspiracioni i pafre: “vëllazëri muslimane” në zyrën e Bashës(!)

Më të lexuarat

Vijojnë akuzat pa fre nga PD-ja e Berishës, sidomos ato që kanë të bëjnë me elementin e pretenduar musliman në selinë blu, si forcë e Bashës.

Është Tritan Shehu, i konvertuar jo fetarisht por politikisht në katolik, ai që së fundi ka deklaruar se Basha ruhej nga fondamentalistë të ardhur nga jashtë vendit, që sipas tij i përkasin “Vëllazërisë Muslimane”.

“Ne e bëmë publike se Basha kishte futur në godinë njerëz të armatosur nga grupe fondamentaliste të ardhur nga vende të tjera. Ata janë pjesë e ‘Muslim Brotherhood’. Pse nuk ndërhyri Policia t’i verifikonte? Si u hodh në atë godinë gjithë ai çelik nëpër dyer pa leje në Bashki? Një qytetari i shkon policia direkte sapo ndërron një derë pa leje”, tha një indër individët me berishistë të PD-së, deputet i PD-së për “Kontrast” në Report TV.

Edhe ai i mëshoi teorisë konspirative se pas Bashës është Rama. Pra, se rë të dy bashkëpunojnë. Të njëjtën gjë pretendon Basha, se Rama e Berisha janë aleatë kundër tij. /tesheshi.com/    

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit