0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Historia e përhapjes së Islamit në Botë – Të krishterët nën sundimin musliman

Më të lexuarat

Në kohët e halifëve të dikurshëm të krishterët, e sidomos ata që kanë banuar nëpër qytete, për shkak të sigurisë personale e pasurore kanë arritur edhe më shumë pasuri. Muaviu (661-680, 41-61 sipas H.) ka angazhuar në punë shumë të krishterë, prandaj edhe shumë sundues të tjerë nga dinastia Umevite dhe Abbasite kanë ndjekur atë në këtë aspekt.60 Te krishterët në pallatin e tyre kanë zënë pozita me rëndësi. Poet të pallatit e patë emëruar poetin e krishterë me emrin Ahtal. Gjatë kohës së halifit Mutessim (833-842, 218-226 H.) dy vëllezër të krishterë patën fituar besim te sunduesi i besimdrejtëve. Njër prej tyre, me emrin Salmavejh, ka qenë në shërbim i ngjashëm me shërbimin e sotshëm të ministrit të punëve të jashtme dhe asnjë dehret i sunduesit nuk konsiderohej i vlefshëm pa nënshkrimin e tij. Vëllai i tij Ibrahimi (Abraham) ka qenë rojtar i vulës (muhyrit) së sunduesit dhe ka mbikqyr arkën shtetërore. Nuk ka qenë jo e rëndomtë t’i besohet vendi i këtillë i rëndësishëm, ku disponohej me finansat shtetërore dhe me shpenzimin e tyre, një jomuslimani.

Aq ka qenë miqësia e Halifit ndaj Ibrahimit sa që personalisht gjatë kohës së sëmundjes së tij e ka vizituar dhe aq ka qenë i mërzitur me sëmundjen e tij që ka urdhëruar që në pallat sipas ritualeve të krishtere t’i bëhet përcjellja e funeralit.61 Abdulmeliku ka porositur që vëllaut të tij mësues t’i bëhet dijetari i krishterë me emrin Atanasiusi. Kur Abdulazizi u emrua mëkëmbës në Egjipt, Atanasiusi atje e ka përcjellur nxënësin e vet të vjetër, dhe në Egjipt ka fituar pasuri shumë të madhe. Rrëfehet se Atanasiusi ka pasur rreth katër mijë robë, shumë fshatra, shtëpi, kopshte, ari e argjend. Bijtë e tij, duke paguar racionin e ushtarëve, kanë marrë nga çdo ushtar nga një dinar. Kur merret parasysh se në atë kohë në Egjipt kanë qenë rreth tridhjetë mijë ushtarë, atëherë mundemi vetes t’ia paraqesim se çfarë pasurie ka fituar Atanasiusi gjatë njëzet e dy vite qëndrimi në Egjipt.62 Kah fundi i shekullit të nëntë sipas isaut i krishteri me emrin Ebunnuh Enbari, deri sa ishte shkrues i Ebu Musa b. Elmusahut, ka përdorur ndikimin e vet të madh në dobi të besimtarëve të vet.63 Gjatë kohës së Mutemidit (892-902, 279-290 sipas Hixhretit) mëkëmbësi Enbar b. Jusufi ka qenë i krishterë. Halifi ka thënë se ekzistojnë shkaqet për ç’arsye ia ka parashtruar një të krishterë muslimanëve, Hebraikëve dhe ithtarëve të fesë së Zoroastrës në këtë pozitë kaq të rëndësishme.64 Muveffiku, i cili gajtë kohës së vëllaut të vet mutemidit ka pasur aq ndikim sa që ai ka qenë sundues i vërtetë, ia ka besuar drejtimin e ushtrisë të krishterit me emrin israil. Gjatë kohës së Muktedirit në krye të drejtimit luftarak ka qenë i krishteri.65 Nasr b. Harimi, i cili ka qenë sekretari kryesor i Adudud-devletit nga dinastia e Buvejhidevë (Buisdëve), që ka sunduar me jugun e Iranit dhe Irakut, ka qenë i krishterë. Gjatë kohë sektoret shtetërore, e veçant ajo finansiare, ka qenë përplotë adhurues të zjarrit e të krishterë, që kanë punuar bashkë.67 Edhe në kohët më të vonshme në Egjipt të krishterët kanë depërtuar deri atje sa që kohë pas kohe pathuaj ekskluzivisht në duart e veta kanë mbajtur kompetencat zyrtare.68 Të krishterët, e sidomos në cilësi të mjekut, kanë arritur kapital të madh dhe shkathtësia e tyre qe pranuar në shtëpitë e shkëlqyeshme islame.

Mjeku personal i Harun err-Rreshidit ka qenë i krishterë me emrin Xhebrail (Gabriel) të ardhurat e të cilit nga pasuria private kanë qenë tetëqind mijë dirhemë përveç asaj që nëpërmjet mjekësisë, që ka shërbyer te Halifi, ka fituar dyqind mijë dirhemë.69
Të krishterët edhe në tregti janë bërë pasanikë të mëdhenj. Fanatikët, në mënyrë tendencioze duke i shfrytëzuar ndjenjat e masës së thjeshtë, që është zgjuar nga urrejtja ndaj të krishterëve të pasur, atyre u kanë bërë dhunë. Nëse përjashtohen këto raste, bashkësia e krishterë ka pasur administrimin e pastër autonom, sepse shteti ua ka lënë këtyre bashkësive që pavarësisht të drejtojnë me punët e tyre të brendshme. Liderët e tyre në pyetjet që u përkasin besimtarëve të tyre kanë kryer detyrën e gjyqtarëve dhe kanë vënë drejtësinë.70 Nuk ka pasur përzierje në manastiret e kishat e tyre. Vetëm disa në vendet më të mëdha janë shëndruar në xhamia. Deri te shëndrrimi i kishave në xhamia ka ardhur për shkak të ramjes numerike të të krishterëve dhe rritjes së jashtëzakonshme të muslimanëve, prandaj kësaj nuk mund t’i bëhet vërejtje. Ndër tregimet që kanë të bëjnë me Damaskun është edhe kjo që flet se Arabët, kur e kanë pushtuar këtë vend, i kanë ndarë për gjysmë midis muslimanëve dhe të krishterëve kishat që gjendeshin aty dhe se një komandant me shpatë në dorë ka hyrë në qytet në dyert lindore, kurse tjetri ka hyrë në ato perëndimore me kontratën dorëzuese. Se këto rrëfime janë të pasakta është provuar me hulumtimet e mëvonshme kritike. Po ashtu me kërkimet detaje dhe me topografinë e kishës së madhe Saint Jean (Shën Gjoni) është provuar pamundësia e versionit të disa historianëve arabë se kjo katedralë është përdorë si tempull i përbushët i muslimanëve e i të krishterëve (d.m.th. se muslimanët në një pjesë të kësaj kishe i janë lutur Zotit.71 Megjithatë besimi i historianëve të cekur se sistemimi i këtillë ka zgjatur tetëdhjetë vjet është dëshmi i lirisë së krishterëve në vetë fillimin në aspekt të kryerjes së ritualeve religjioze.

Në këtë pyetje shumica e juristëve islamë është kundër gjykimeve të drejtimit (medhhebit) në liberal-hanefit. Dhe njëmend, sipas gykimeve hanefite, brenda kufijve islam, ndonëse nuk lejohet të ndërtohen kisha e sinrgoga (havra) të reja, megjithatë lejohet të ndërtohen aty ku kanë qenë më parë, por që janë rrënuar. Lejohet të riparohet ajo që është në gjendje rrënuese. Mundet përndryshe të ndërtohet kisha ose havra në fshatra ku nuk ka simbole islame. Sipas drejtimit fanatik hanbelist, nuk lejohet ndërtimi i kishave e havrave në atë vend ku janë prishur, as që lejohet të dëmtuarat të riparohen. Sipas disa juristëve, privilegjet në këtë aspekt janë të ndryshme sipas kontratave të lidhura me dhimmitë. Në vendet që me forcë janë marrë absolutisht nuk u lejohet dhimmive të ndërtojnë tempull. Vetëm nëse ekziston në këtë aspekt kontratë, janë të lirë të ndërtojnë qoftë kisha qoftë havre (sinagoga).72 Mirëpo, juristët islamë, duke u marrë me këtë në skuta dhe duke shtuar shqyrtime të ngjashme, sikur edhe dispozitat e tyre në këtë aspekt, kanë pasur pak lidhje me gjendjen e vërtetë të gjërave.73 Ulemaje është pajtuar në mendimin që në një vend që e kanë themeluar muslimanët nuk u lejohet dhimmive të ndërtojnë tempull, kurse në qytetin Kahire (Cairo), që e ndërtuan muslimanët, bashkësia fetare e kobtëve ka ndërtuar kisha.74 Ashtu edhe në shumë vende tjera që i kanë themeluar muslimanët, të krishterët kanë ngritur kisha, e madje edhe manastire. Për kisha kështu rishtas të ndërtuara ka shumë shembuj, që i cekin si historianët islamë ashtu edhe ata të krishterë. Për shembull, gjatë kohës së Abdulmelikut (685-705 sipas Hixhretit) pasaniku Atanasisu ka dhënë që në qytetin e tij të lindjes në Odes të ndërtohet kisha, të cilën ia përkushtoi shën Marisë, dhe kryqtarja, të cilën ia përkushtoi Jezusit. Skica e tyre, si tregohet, i është dërguar mbretit Abgarit. Ky njeri ka lejuar që të ndërtohen shumë kisha në Egjipt, nga të cilat më të bukurat janë ato dy që gjenden në Fustat.75 Disa të krishterë ndërmjet dinjitarëve të mëkëmbësit egjiptian Abdulazizit, vëllaut të Abdulmelikut, kanë lejuar që në Heluan të ndërtohet kisha e përkushtuar shën Gjonit.76 Këtë vend e kanë themeluar muslimanët. Në vitin 711, me pëlqimin e halifit Velidit (705-715, 86-97 sipas Hixhretit)77 është ngritur në Antiohi kisha për të krishterët jakobitët. Janë kryer ceremonitë e veçanta me rastin e hapjes solemne të kishës, të cilën e kanë ngritur vetë në vitin e dytë të sundimit të Jezidit II (720, 102 sipas Hixhretit) patriku jakobit në Antiohi Maraliasi me priftërinjt dhe monakët. Vitin vijues në fshatin Sermada n ërrethinë të Antiohisë me rastin e kryerjes së ceremonive për hapjen solemne të kishave, dinjitarët kishtarë qenë të ekspozuar protestit, por ky protest ka ardhur nga ana e ithtarëve të një sekti tjetër të krishterë që garonte me këtë.78 Halid el-Kasri, i cili ishte mëkëmbës i Irakut arab e persian prej vitit 724 deri më 738 (106-121 H.) ka lejuar të ndërtohet një kishë e veçantë për nënën e et, e cila ka dashur të mbetet në krishterizëm.79 Gjatë sundimit të halifit. Mehdiut (775-785/106-121 H.) është ndërtuar kisha në Bagdad për të krishterët, që kanë ra në robëri në luftërat e shumta që janë zhvilluar me Imperatorinë Bizandinase.50 Gjatë sundimit të Harun err-Rreshdit (786-809/170-195 H.) për shkak të sigurimit të protektoratit është ndërtuar nga ana e popullatës së Semavës një kishë.81 Gjatë sundimit po këtij të halifit patriku nestorian në Basra ka marrë lejen që në të të ndërtojë kishë,82 kurse themelet e saj (Basrës) janë vënë në vitin 638 /17 H.) në kohën e halifit Omer r.a. Është ndërtuar edhe kisha e shkëlqyeshme në Babilon, ku gjenden varret e pejgamberëve Danielit dhe Zekerias (Zakorij).83 Halifi Me’muni (813-833, 198-218 H.), kur shkoi në Egjipt, i dha autorizim dy dinjitarëve të vet, që në kodrën Mukattam në rrethinë të Kahires të ndërtojnë kishë.84 Patriku nestorian Timotensi, që vdiq në vitin 820 sipas Isaut, ka lejuar që të ndërtohet kisha në Tekrit, kurse në Bagdad manastiri.85 Gjatë kohës së sundimit të halifit të pestë fatimit në Egjipt zahirit (1020-1035/411-427 H.) është ndërtuar kisha edhe në vetë Xhidden.86 Me konstituimin e pushtetit islam tolerimi i kishave të krishtere nuk është shkelur, por përkundrazi: nestorianët, sipas të dhënave që janë marrë nga veprat e tyre historike, kanë reguar zgjim dhe aktivitet të jashtëzakonshëm në jetën religjioze dhe zelltari prej kur kanë ra nën pushtetin islam.87 Sunduesit e Persisë, ku ky sekt i krishterë ka qenë i shtrirë, herë i mbronin, e herë i ekspozonin presionit.

Kur fillonte lufta ndërmjet persisë dhe Imperatorisë Bizantinase, ata gjendeshin në situatë tejet të rrezikshme. Për shkak të simpatisë së tyre ndaj armikut, Persianët me ta mjaft vrazhdë silleshin. Por gjatë sundimit shtetëror të halifëve, siguria e tyre, që e kanë arritur brenda krahinave të tyre, ka shkuar deri aty sa u është mundësuar që nga krahinat e tyre të dërgojnë misionarë fetarë. Misionarët e tyre, që i kanë dërguar në shekullin e tetë sipas Isaut në Indi dhe Kitaj, kanë arritur madje në pozitat e peshkopëve. Pasi filluan e u forcuan në Egjipt, e kanë përhapur ende krishterizmin edhe në Azinë Qendrore. Në shekullin e njëmbëdhjetë madje shumë tatarë i kanë kryquar.88 Përse bashkësitë tjera të krishtere nuk kanë dëftuar kaq veprimtari, për këtë nuk duhet akuzuar udhëheqjen islame. Udhëheqja qendrore islame ka qenë për të gjithë njëlloj, për më tepër, ka penguar sulmet e njërës ndaj tjetrës.89 Në shekullin e pestë sipas Isaut, peshkopi nestorian me emrin Bar-Suma, që të mundet rreptë t’i persekutojë ithtarët e kishës ortodokse, e bindi sovranin e Persisë se Nestoriusi u është mik dhe si dëshmi i ka krahasuar dispozitat e veta fetare me rregullat fetare të Persianëve. Tregohet si janë pre (therë) në këto-persekutime 7800 persona, sa klerikë ortodoksë, sa të tjerë.90 Dhumë është bërë ndaj ortodoksëve edhe gjatë kohës së Kosroesit II (Hosrevit), pasi Herokliu hyrinë tokën persinae. Por edhe kjo dhunë u bë për shkak se një ithtar i sektit jakobit të krishterë ka arritur ta bind sunduesin e Persisë se ortodoksët kanë simpati ndaj Bizantit.91 Vetëm islami me rregullat e veta mbi tolerancën pengon veprat e këtilla që e rrënojnë drejtësinë. Përkundrazi, është e qortë se është orvatur të sillet drejtë me mbarë popullatën e krishterë. Duke e shfrytëzuar këtë veprim të drejtë të barabarësisë, jakobitët janë ngutur që pas pushtimit të Egjiptit, kur kanë parë se nëpunësit bizantinas janë larguar, t’i përvetëspjnë kishat ortodokse, por, gjatë konstatimit të pranësisë, është urdhëruar nga ana e muslimanëve që ato t’u kthehen pronarëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit