8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Brezovica”, shqiptarë e serbë në hetim

Më të lexuarat

Kur korrupsioni s’njeh etni, 6 milion euro të sekuestruara deri më tani


Në vazhdën e aksionit për rastin “Brezovica”, i cili u zhvillua në nëntë lokacione në Kosovë, janë ndaluar katër persona, tre prej të cilëve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa pesë të tjerë janë në kërkim, u tha në konferencën për media të përfaqësuesve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe Policisë së Kosovës.

Kryeprokurori në Ferizaj, Shukri Jashari, tha se bastisja është kryer në zyrat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku janë sekuestruar provat materiale, të cilat do të përdoren në procedurë të mëtutjeshme, si dhe arrestimet.

“Gjithashtu sot është ndaluar për 48 orë kryeinspektor në Ministrinë e Mjedisit Bedri Halimi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare. Ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Arben Çitaku, është ndaluar edhe për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe marrjes së ryshfetit. Një qytetar, më saktësisht investitori i vendbanimit në Brezovicë, është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të ndikimit dhe marrjes së ryshfetit”, ka thënë Jashari.

Prokurori i këtij rasti, Rasim Maloku, ka theksuar se gjatë hetimeve në llogaritë bankare të të dyshuarve dhe familjarëve të tyre janë ngrirë gati gjashtë milionë euro për shkak të dyshimit se janë fituar me vepër penale.

“Ky nuk është veprimi i fundit dhe ky proces do të vazhdojë edhe në ditët në vijim”, theksoi Maloku.

Disa serbë janë gjithashtu nën hetim

Ndonëse nuk ka mundur t’i publikojë emrat e të dyshuarve, ai ka thënë se nën hetim janë disa serbë, njëri prej të cilëve aktualisht ndodhet në spital, njëri në Serbi, ndërsa dy janë në procedurë të rregullt.

Shefi i hetuesisë për krime të rënda të Policisë së Kosovës, Agron Haziri, ka thënë se gjatë kontrollit janë sekuestruar disa prova materiale, një automjet, armë, municion, një kompjuter, një celular, uniforma me mbishkrimin e ish-policisë jugosllave dhe dokumente të ndryshme.

“Gjatë hetimeve intensive që kemi bërë me njësinë e financave në xhirollogaritë e të dyshuarve, kemi identifikuar një shumë të parave në vlerë prej 5,389,000 euro dhe 86,146 dollarë amerikanë”, tha Haziri.

Ai theksoi se të arrestuarit dyshohen jo vetëm për ryshfet, por edhe për pengim të procesit dhe kanosje.

Aksioni dhe arrestimet e fundit janë vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, kur u arrestuan dhjetë persona, mes tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliç nga Lista Serbe, për ryshfet për dhënien e lejeve për ndërtimin e vikendit në Brezovicë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka caktuar një muaj paraburgim për dhjetë të arrestuarit në dhjetor. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit