Aktiviteti i ushtrisë turke u mbajt me moton “Lërini fëmijët të flenë në shtretërit e tyre”.
Ushtarët turq shpërndanë krevate fëmijësh dhe jorganë në zonën e operacionit “Mburoja e Pranverës” në veri të Sirisë.
Kështu thuhet në postim e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (MSB) në rrjetet sociale, të cilin e shoqëron me fjalët e Mustafa Kemal Ataturkut: “Një ushtar më zemërbardhë, më i fortë se sa ty nuk është rastisur në asnjë ushtri të botës”.
Në total, gjatë aksionit të mbajtur nën sloganin “Lërini fëmijët të flenë në shtretërit e tyre”, u shpërndanë 40 krevate dhe jorganë për fëmijë, që ishin dërguar nga Garnizoni i Paqes në Kayseri të Turqisë.
Forcat e Armatosura Turke në datat 27 shkurt – 5 mars 2020 kishin zhvilluar operacionin “Mburoja e Pranverës” kundër organizatës terroriste në veri të Sirisë.