0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Fatima në këngën e policëve serbë: ç’ndodhi 29 vjet më parë

Më të lexuarat

Nuk ka qenë e lehtë për boshnjakët e Sanxhakut në Serbi, që nga policë serbe, pikërisht të një zone si Priboj, të dëgjojnë prej tyre, në dehje e sipër, këngë famëkeqe që sjellin në kujtesë ngjarje genocidale me sfond nacionalist të ish-luftrave, sidomos asaj në Bosnje, me Srebrenicën në qendër.        

“Srebrenicë, ti je shumë i dashur për mua,

Shpresoj që të ndodhë tre herë përsëri,

Oh Fatime, ku janë tymi tymi,

Çetnikët rreth Ledenikut…”, do këndonin policët serbë gjatë një gostie natën e ndërrimit të viteve, gjë që ka shkaktuan reaksion të madh në Sanxhak, një krahinë boshnjake dhe muslimane, diku dhe shqiptare, në Serbi.

Në këngë përmendet dhe Fatimeja, një e përdhunuar dhe e vrarë më pas nga serbët.

Më konkretisht, 29 vjet më parë, në një sulm me mortaja të Ushtrisë Jugosllave në fshatin Kukuroviç, komuna e Pribojit, u vranë të moshuarit Uzeir Bulutoviç, Mushan Husoviç dhe Fatima Saraç. Fshati Kukuroviç, i cili ndodhet përgjatë kufirit, më pas u dogj dhe popullsia u largua.

Kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Çështjeve Humanitare në Priboj, njëherësh gazetari Xhemail Halilagiç, thekson se nga ky krim kanë kaluar 29 vjet, por ende nuk ka persona përgjegjës.

“Në Sanxhak çdo qytetar e di se Korpusi i Uzhicës i Ushtrisë Jugosllave bombardoi territorin e saj, vrau tre boshnjakë dhe dogj fshatin. Fshati Kukuroviç ndodhet pikërisht në kufirin me Bosnjën, por për politikën serbe kishte një popullsi që duhej të zhdukej. Ky shembull i gjenocidit të serbëve ndaj boshnjakëve nuk është trajtuar deri më sot, gjë që dëshmon qëndrimin real të shtetit të Serbisë ndaj popullatës boshnjake të Sanxhakut”, tha Halilagiç.

Ai me këtë rast ka kujtuar se Gjykata e Lartë në Beograd ka shpallur përgjegjës shtetin e Serbisë, por Gjykata e Apelit “nuk e di” se cila njësi e ka bombarduar fshatin.

Deri më sot, askush nuk është mbajtur përgjegjës për këtë krim në Kukuroviç para gjykatave vendase dhe të huaja. Gjatë viteve 1992 dhe 1993, popullata boshnjake u dëbua nga të gjitha fshatrat në komunat Priboj dhe Pljevlja përgjatë kufirit me Bosnjën. Në fshatin Bukovicë, komuna fqinje e Pljevljes, po në atë kohë, u vranë 8 boshnjakë, dhjetëra shtëpi u dogjën dhe u plaçkitën, si dhe disa qindra banorë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Sipas raporteve nga organizatat e të drejtave të njeriut, sulmi me mortaja në fshatin Priboj të Kukuroviçit u krye në orën 17:30 më 18 shkurt 1993 nga një pozicion në afërsi, duke djegur fshatin. Fatima Saraç u përdhunua, i thyen krahët dhe më pas u vra me armë zjarri.

Vendasit e mbijetuar ikën në pyjet përreth dhe gjatë natës ecën në këmbë për gati 40 kilometra.

Boshnjakët e mërguar, shumë prej të cilëve tani jetojnë në Priboj, janë ende refugjatë brenda komunitetit të tyre lokal, pa asnjë status refugjati dhe nuk kanë kushtet për t’u kthyer në fshatrat e tyre dhe për të kultivuar prona.

Në prill të vitit 2013, Gjykata e Lartë në Beograd miratoi një vendim që përcakton përgjegjësinë e shtetit të Serbisë për krimet e luftës në fshatin Kukuroviç afër Priboj më 18 shkurt 1993. Në fund të marsit 2014, Gjykata e Apelit në Beograd e revokoi këtë aktgjykim dhe e ktheu çështjen në një gjykim të ri. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit