2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Supë orizi me mëlçi pule

Më të lexuarat

Supa e orizit është një pjatë shumë e mirë që pëlqehet si nga të mëdhenjtë, por gjithashtu edhe nga fëmijët. Kjo është një pjatë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Një pjatë që mund të gatuhet mirë edhe nga ata që janë në hapat e para në kuzhinë.

Përbërësit për Supë orizi me mëlçi pule

    • 150 gr oriz

    • 2 lugë vaj ulliri

    • 1 qepë

    • 200 gr mëlçi pule

    • pak kripë

    • pak piper (sipas dëshirës)

 

Përgatitja

Fillojmë përgatitjen duke prerë mëlçitë në copa të vogla.
Në një tenxhere hedhim brodon ose ujë. Shtojmë në të orizin e larë, qepën e qëruar, të cilën e lemë të paprerë në mënyrë që të supa të marrë shijen e saj. Gjithashtu shtojmë edhe mëlçitë e prera, pak kripë dhe mbulojmë tenxheren me kapak. E lemë të ziejë me zjarr jo shumë të fortë.

 

Në gjysmën e zierjes së orizit shtojini një gotë ujë të ftohtë, në këtë mënyrë do të trashet më mirë lëngu, (ky është një sekret i vogël nga nëna ime, e sa herë do të bëni supë orizi kijeni parasysh këtë sepse bëhet me të vërtetë shumë e mirë). Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë akoma.

Pasi është bërë gati, fikim zjarrin dhe e lemë akoma disa minuta të mbuluar me kapak.
Më pas hedhim supën në pjata. I hedhim sipër pak piper sipas dëshirës ose dhe pak lëng limoni.
Shërbejmë supën me mëlçi të ngrohtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit