Në sulmin që ndodhi në natën e Vitit të Ri, personi ose persona të pa identifikuar kanë dëmtuar varret duke thyer gurët e varreve që u përkasin turqve dhe muslimanëve
Në një sulm janë shkatërruar gurët e varreve që ka pasur në objektiv varrezat e muslimanëve në qytetin Iserlohn të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në sulmin që ndodhi në natën e Vitit të Ri, personi ose persona të pa identifikuar kanë dëmtuar varret duke thyer gurët e varreve që u përkasin turqve dhe muslimanëve.
Zafer Sırakaya, kryetari i Nënkomisionit për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet Fqinje të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë dhe deputeti i Partisë AK për Stambollin, në një deklaratë në median sociale dënoi sulmin duke theksuar se viti 2022 filloi me pamje turpëruese.
“Ftoj qeverinë gjermane, forcat e zbatimit të ligjit, gjyqësorin dhe opinionin publik që kundër këtij mentaliteti të ulët që vendos në objektiv edhe varret të tregojnë një qëndrim të qartë kundër diskriminimit dhe dhunës kundër muslimanëve”, theksoi në deklaratën e tij Sırakaya.
/aa/