2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Sulme të shumta nga regjimi i Esadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani në Idlib

Më të lexuarat

Në sulmin ajror të avionëve luftarakë rusë në fshatin Nehrulabyad brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit në Idlib të Sirisë humbën jetën 2 civilë.

Në sulmin ajror të avionëve luftarakë rusë në fshatin Nehrulabyad brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit në Idlib të Sirisë humbën jetën 2 civilë.

Sipas observatorit të avionëve të opozitës, avionët luftarakë rusë u ngritën nga baza Hmeymim në Latakia në orën 02.37 me orën lokale.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile në Idlib, 2 civilë u vranë dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur në një sulm ajror në një fermë pulash në fshatin Nehrulabyad në veri të qytetit.

Ekipet e Mbrojtjes Civile i dërguan të plagosurit në spitalet aty pranë.

Në minutat e para të vitit të ri, avionët luftarakë rusë kryen edhe sulme të shumta ajrore në rajonet Idlib, Kensafra dhe Judeyda.

Regjimi i Beshar Esadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani sulmuan me armë tokë-tokë fshatrat Keferamme, Kefertal në perëndim të Halepit dhe Beynin një fshat në jug të Idlibt.

Pas marrëveshjes mes Turqisë dhe Rusisë më 5 mars 2020, është ruajtur kryesisht armëpushimi në rajon.

Përafërsisht 2 milionë civilë që ikën nga sulmet gjatë periudhës 2017-2020 u detyruan të emigrojnë në rajonet afër kufirit turk.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit