Kapitaneria e Vlorës njofton anulimin e lundrimit detar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit deri më 28 dhjetor.
Shkak janë bërë kushtet meteorologjike.
“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 26 dhe 27.12.2021 në drejtimin jug-juglindje në forcën 4-5bft, 7-10m/s, lartësi dallge 0.50 deri 1.00m brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7 deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra. Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre”, thuhet në njoftim.
Me kushtet hidrometeorologjike te parashikuara, trageti i linjës Vlore-Brindisi-Vlorë nuk ka pezullime për kryerjen e aktivitetit.
Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas datës 28 dhjetor, ora 06:00. /Ora News/