Mehmet Morina i lindur më 1952 në Topanicë të Dardanës sot i dha fund karrierës së tij si imam pas 41 viteve.
Hoxhë Mehmet Morina qysh si fëmijë kishte në shpirt misionin e thirjes së në Islam, ndaj që në moshë të re ia mësiu profesionit të bëhet hoxhë.
Ndonëse në atë kohë kishte vështirësi dhe pengesa të mësohet feja përshkak sistemit të atëhershëm , mësimet e para Kuranit i mori tek nëna e tij e më pas tek hoxha Nazmi Morina.
Pas shkollimit fillore,shkollimin e mesëm e përfundoi në Damask të Sirisë. Krahas saj ishte nxënës i dijetarit të njohur , shejh Abdul Kadër Arnauti. Ndrëkaq studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Medinës. Pas përfundimit të studimeve u kthye për ti shërbyer vendlinjdes së tij.
Gjatë jetës së tij shërbeu si imam në xhami të ndryshme të Kosovës. Së fundmi ishte imam në xhaminë e vjetër të fshatit Koretin të Kamenicës ku shërbeu që prej vitesh. Kështu që sot po nga kjo xhami në namazin e xhumasë i dha fund karrierës së tij si imam, duke lënë pas vete një bagazhë të gjërë veprash si imam dhe në misionin e thirjes në Islam./Lugina Press/