2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Si zbuloi policia vrasësin e dy turistëve çekë

Më të lexuarat

20-vjeçari Sokol Mjacaj është zbuluar nga një telefon. Përveç gjurmëve të shumta që ai la në vendin e vrasjes së çiftit çek, i dyshuari ka marrë një celular të njërit prej viktimave dhe ia ka shitur një djali në një lokal pranë fshatit Prekal.
Burime të prokurorisë pohuan për “Gazetën Shqiptare” se grupi hetimor ka lokalizuar celularin e vjedhur dhe ka gjetur blerësin.
Njeriu që ia bleu Mjacajt telefonin e çekëve është marrë në pyetje dhe ka pohuar se ishte pikërisht 20- vjeçari i dyshuar për krimin, që ia ka shitur atij celularin. Prokuroria gjithashtu pretendon se, fakti që këta dy persona janë takuar, provohet edhe nga kamerat e lokalit. Kështu, dy provat kryesore që ka grupi hetimor janë gjurmët e gishtave dhe celulari i vjedhur.
Dëshmia në polici
20-vjeçari Sokol Mjacaj ka pranuar para hetuesve autorësinë e vrasjes së çiftit çek gjatë mbrëmjes së të premtes. I riu i arrestuar ditën e djeshme nga forcat RENEA ka shpjeguar para hetuesve të gjitha detajet e ngjarjes, ku humbën jetën 27-vjeçari Michael Svatos dhe 36-vjeçarja Anna Kasinova. Mjacaj u ka thënë hetuesve se ka hipur në makinë nën kërcënimin e armës dhe se i ka qëlluar dy çekët sepse tentuan t’i merrnin automatikun. 20-vjeçari u arrestua në një banesë dykatëshe, ku mendohet se kishte kaluar natën pas ngjarjes, ndërsa mësohet se gjatë arrestimit ka kërkuar vetëm garanci për jetën, por nuk ka kundërshtuar forcat policore.
Dëshmia e plotë para hetuesve
Sokol, pse i qëllove dy turistët çekë? Unë doja vetëm t’u merrja makinën, nuk doja që t’i vrisja.
Si hipe në makinën e turistëve? Në makinën e dy çekëve hipa në fshatin Lotaj. Pasi pashë makinën e tyre, dola në rrugë dhe nën kërcënimin e automatikut hipa në makinë. Udhëtova me ata të dy deri në fshatin Prekal dhe aty i qëllova në kokë.
Përse i qëllove, kur kishe në plan vetëm të merrje makinën? Unë nuk doja t’i vrisja, por më doli situata jashtë kontrollit. Gjatë rrugës u thashë dy çekëve që të ndalonin makinën dhe ata të dy të zbrisnin, sepse nuk doja t’u bëja gjë, por çeku tentoi të më merrte automatikun dhe aty e qëllova dy herë në kokë. Më pas qëllova vajzën në kokë. Pas kësaj, doja vetëm të ikja dhe u largova nga vendi i ngjarjes.
Kush të ndihmoi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes? Nuk më ndihmoi asnjë person, të gjithë planin e kam bërë vetë. Pasi pashë që kisha qëlluar dy çekët, u largova në këmbë, doja vetëm të ikja. Gjysmën e rrugës e kam bërë në këmbë dhe gjysmën me motor, i cili drejtohej nga një person që nuk e njihja. Ai doli rastësisht në rrugë dhe unë e detyrova të më çonte atje ku doja dhe pastaj e lashë të ikte. Te shtëpia që u strehova, kalova natën.
– See more at: http://gazetafjala.com/si-zbuloi-policia-vrasesin-e-dy-turisteve-ceke/#sthash.078zjuZm.dpuf
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit