10.7 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Palestina, përsëri thirrje

Më të lexuarat



Siç bën të ditur Agjencia Palestineze e Lajmeve (WAFA), Mahmoud Abbasi priti nënsekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, Yael Lempert, në rezidencën presidenciale në Ramallah.

Gjatë takimit, Abbasi e informoi Lempertin mbi zhvillimet e fundit në territoret palestineze dhe praktikat e njëanshme të Izraelit, të cilat minojnë zgjidhjen me dy shtete.

Pasi vuri në pah se është e domosdoshme që Izraeli t’i ndalë këto praktika, kreu i shtetit palestinez theksoi se duhet të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara mes dy palëve për të nisur një proces real politik në përputhje me vendimet dhe rezolutat ndërkombëtare.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të punës për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të eliminuar barrierat përpara tyre.

Detaje të tjera rreth takimit nuk janë bërë të ditura në lajmin e WAFA-s.

Abbasi pritet të takohet me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, i cili do të vizitojë Izraelin dhe Bregun Perëndimor këtë mbrëmje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit