3.1 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Pandemia dhe pabarazia sociale

Më të lexuarat

Sipas të dhënave nga Institucioni i Avokatit të Popullit, 1.536 qytetarë kanë parashtruar ankesa nëpërmjet këtij institucioni gjatë vitit 2021



Institucioni i Avokatit të Popullit ka pranuar 1.536 ankesa nga 1 janari deri më 15 dhjetor të këtij viti është bërë e ditur në konferencën përmbyllëse për këtë vit në këtë institucion, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga këto ankesa, janë hapur për hetim 665 raste ndërsa sa i përket gjinisë së ankuesve 71.4 për qind i takojnë gjinisë mashkullore ndërsa 28.6 janë femra.

Sa i përket adresës së ankesave të qytetarëve nëpërmjet Avokatit të Popullit, ministritë prijnë, me 462 ankesa drejtuar atyre nga qytetarët. Ndërsa pas ministrive, qytetarët kanë drejtuar më shumë ankesa në gjykata me 429 gjithsej, kurse komunat janë bërë shënjestër e gjithsej 232 ankesave qytetare.

Nga rastet e hetuara, bazuar në të drejtat e garantuara me Kushtetutë të Kosovës në të drejtën për gjykim të drejtë e të paanshëm janë parashtruar 251 raste; në të drejtën për mjete juridike 207 raste; si dhe në të drejtën e punës dhe ushtrimit të profesionit 121 raste.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se viti 2021 ka qenë vit jo i lehtë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ai tha se qytetarët për shkak të situatës emergjente, vazhdojnë të përballen me sfida të cilat lidhen kryesisht me zvarritje të procedurave gjyqësore, cenimit të së drejtës për funksionim të mirëfilltë për zbatim të ligjit, si dhe ankesave për mbrojtjen e të drejtave në punë.

“Situata me pandeminë nuk ka ndikuar vetëm në cenimin e të drejtave të njeriut në çdo aspekt, por ka ndikuar edhe në thellimin e pabarazisë sociale. Pa dyshim që gjendja e krijuar ka ndikuar në mirëqenien e qytetarëve dhe ky ndikim mbi bazën e raporteve që ka nxjerrë Avokati i Popullit ka përkeqësuar situatën ekonomike duke thelluar edhe më tepër hendekun e kësaj pabarazie”, theksoi Qelaj.

Ai tha se gjendja e ekonomive familjare raportohet të jetë e rënduar edhe më tej dhe rreziku rritjes së shkallës së varfërisë është i lartë ndërsa në këtë aspekt “është mjaft shqetësues ndikimi i pandemisë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit