0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Nuhiu për listën për faljen e të burgosurve: Nuk do të heshtim për kauzën e drejtësisë

Më të lexuarat


Zv.ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka reaguar në Facebook, në lidhje me propozimin e ministrit Bojan Mariçiq, për faljen e disa të burgosurve.

Nuhiu thotë se propozimet vijnë nga drejtoritë e burgjeve dhe se nuk pajtohet me ato, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me propozimet për falje për disa të burgosur në cilësinë e Zv/Ministrit të Drejtësisë nuk jam pajtuar dhe natyrisht kam reaguar institucionalisht!”.


Për shkak të presionit në opinion, Mariçiq do ta tërheqë kërkesën për faljen e 48 të burgosurve

“Propozimet e Drejtorive të burgjeve për të falur të burgosur të caktuar të cilët me veprat e tyre të kriminalizuara shqetësuan qytetarët dhe dridhën themelet e shtetit asnjëherë nuk do ta kenë mbështetjen time dhe nuk duhet ta kenë as mbështetjen e dikasterit të drejtësisë. Asnjëherë nuk do të heshtim për kauzën e drejtësisë!”, ka shkruar Nuhiu./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit