0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Gaza – Veprimet e ngadalta për të hequr bllokadën e Izraelit mund të çojnë në një shpërthim social

Më të lexuarat


Hamasi dhe Lëvizja e Xhihadit Islamik kanë paralajmëruar se veprimet e ngadalta për të hequr bllokadën e Izraelit nga Gaza mund të çojnë në një shpërthim social.

Pas një takimi të liderëve të lëvizjeve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik është lëshuar një deklaratë me shkrim.

“Përpjekjet për të hequr bllokadën dhe për të adresuar problemet e popullit kanë qenë të ngadalta dhe gjithmonë të shtyra”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se kjo mund të shkaktojë një shpërthim social në Gaza në çdo kohë.

“Heqja e bllokadës nuk është bekimi i Izraelit, por e drejta e popullit palestinez dhe kjo e drejtë do të merret përsëri nga armiku dhe nuk do të paguhet asnjë çmim politik në këmbim”, thuhet në deklaratë.

Në mes tjerash në deklaratë theksohet nevoja për t’i dhënë fund ndarjes midis grupeve palestineze.

“Uniteti kombëtar ndodh në fushën e konfliktit dhe në luftën kundër armikut. Për momentin duhet të krijohet një lidership kombëtar, i cili do të marrë përgjegjësinë për politikën e vendbanimeve dhe luftimin e kërcënimeve ndaj çështjes palestineze”, bëhet e ditur në deklaratë.

Ndërkaq në deklaratën në fjalë përshëndetet propozimi i Presidentit algjerian Abdulmecid Tebbun për të pritur një dialog kombëtar midis grupeve palestineze.

Deklarata dënon normalizimin e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin dhe u kërkon popujve dhe partive arabe të ngrenë zërin kundër krijimit dhe normalizimit të aleancave ekonomike, politike dhe ushtarake me Izraelin. /trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit