1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Zhgënjimi i klientëve

Më të lexuarat

Kur klienti është i zhgënjyer për çfarëdo lloj shkaku, si për shembull:

Mungesa e stimujve materiale ose shpirtërorë

Mungesa e interesimi

Mungesa e mbështetjes

Si edhe shkaqe të tjera që çojnë në zhgënjim

Kur një dijetar shkon te japonezët, ata mësoj në prej tij gjithë çfarë ai ofron, dhe përpiqen të përfitojnë sa më shumë prej tij, pastaj ata e marrin atë që e mësuan dhe i shtojnë asaj parimet, mendimet dhe vlerat e tyre, i studiojnë ato njohuri edhe një herë tjetër, dhe përfitojnë prej tyre.

Parimi i japonezëve është ky:

Pse të shpikësh nga fillimi? Merr nga ata që shpikin, dhe ndryshoje atë sipas mënyrës tënde dhe parimeve të tua, dhe sipas asaj që të përshtatet ty, pastaj prezantoje!

Për këtë arsye, vërejmë se Japonia është nga vendet e pakta në botë që ka bilanc pozitiv, pavarësisht se pas luftës së dytë botërore ata ishin plotësisht të falimentuar nga ana ekonomike, dhe pavarësisht se nuk kanë pasuri natyrore dhe as industriale… Por, ata kanë pasuri njerëzore, pasi bazohen te bashkëpunimi mes tyre. Gjithashtu vërejmë se Japonia tani është vendi numër 1 në prodhimin e pëlhurave, dhe gjithashtu mban vendin e parë në botë për 32 artikuj dhe shërbime, pasi ata dinë se si të punojnë së bashku. Dhe kjo e bën më të qartë rregullën se “Zoti është me shumicën, dhe e bekon shumicën”.

Shënim: Mos e humb një punëtor aktiv ose të rëndësishëm vetëm për shkak të parave, sepse ai mund të dalë në një vend tjetër e të punojë atje, e ty do të kushtojë trajnimi që i ke bërë atij, koha që ka kaluar me ty, pa harruar edhe klientët të cilët ai do t’i marrë me vete. Ai do të të konkurrojë ty, e do të bëhet edhe më i kualifikuar duke punuar në një vend tjetër, por më e mira është të dish se si të diskutosh me të, dhe nëpërmjet kompromisit dhe mençurisë, të arrish në një zgjidhje, pa e humbur atë punonjës.

Dr. Ibrahim el-Fekij

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit