0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Pandemia nxit lidhjet me internet, por 37% e popullsisë në botë mbeten ende “offline”

Më të lexuarat

Sipas “The International Telecommunication Union” (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit), institucion i specializuar i Kombeve të Bashkuara, 4.9 miliardë persona kishin lidhje me internet në vitin 2021, në rritje krahasuar me rreth 4.1 miliardë në 2019-n. Kjo është një rritje e ndjeshme, por një numër i madh njerëzish mbeten ende “offline”: 2.9 miliardë, ose 37% e popullsisë botërore.

“Edhe pse thuajse dy të tretat e njerëzve në nivel global është ‘online’, mbetet ende shumë për t’u bërë për t’i lidhur të gjithë me internet” – tha Houlin Zhao, sekretari i përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. “Organizata jonë do të punojë me të gjitha palët e interesuara, për t’u siguruar që të lidhim 2.9 miliardë njerëzit që nuk kanë lidhje me internet”.

Përtej bumit të aksesit në internet, të cilin Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit e lidh me nevojën për të përshtatur punën dhe arsimin me modalitetet në distancë, si pasojë e pandemisë, 4.9 miliardë njerëz nuk e përdorin internetin në të njëjtën mënyrë. Rreth 96% e atyre që nuk kanë asnjë mundësi për të qenë “online” jetojnë në vendet në zhvillim dhe përballen me probleme të mëdha si varfëria, aksesi i kufizuar në energji elektrike, ose analfabetizmi. Por janë edhe kostot e paketave të internetit, të nevojshme për të lundruar në të.

Për entin e OKB-së, vetëm 4 nga 43 vendet ku numri i njerëzve të lidhur me internet është i vogël, ofrojnë abonime brenda mundësive të përdoruesve. Këtu, tarifa mesatare e një abonimi në internet është e barabartë me rreth 2% të të ardhurave mesatare bruto, të cilat mund të arrijnë në 20% për shumicën e shteteve të kontinentit afrikan.

/ ANSA  – monitor

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit