12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Sëmundja misterioze në Sudanin e JugutPrej saj, 100 jetëhumbje deri më tani

Më të lexuarat





Organizata Botërore e Shëndetësisë po heton jetëhumbjen e gati 100 njerëzve në qarkun Fangaku në Sudanin e Jugut.

Javën e kaluar, Ministria e Shëndetësisë raportoi se një sëmundje e panjohur kishte vrarë më shumë se 80 njerëz në zonën më të prekur nga përmbytjet e fundit.

Një zyrtar lokal shëndetësor tha se analiza e mostrave të para të mbledhura tregoi se nuk ishte kolera.

“Ne kemi vendosur të dërgojmë një ekip urgjence për të kryer një vlerësim të rrezikut dhe për të hetuar misterin. Të dhënat paraprake tregojnë se kishte 89 jetëhumbje,” tha Sheila Baya nga OBSH për BBC, sipas Daily Mail.

Ajo tha se zona e Fangakës nuk është e aksesueshme nga toka për shkak të përmbytjeve dhe se ekipi është në pritje të një helikopteri për t’i kthyer në kryeqytetin Juba.

Në shtetin kufitar të Unity, përmbytjet e rënda kanë kontribuar në përhapjen e sëmundjeve të tilla si malaria dhe kanë shkaktuar kequshqyerjen e fëmijëve për shkak të mungesës së ushqimit, tha Lam Tungwar Kueigwong, Ministër i Tokës, Strehimit dhe Shërbimeve Komunale.

Ai paralajmëroi se nafta nga fusha kontaminoi ujin, gjë që vrau kafshët shtëpiake.

Më shumë se 700,000 njerëz janë prekur nga përmbytjet më të këqija që kanë goditur Sudanin e Jugut në pothuajse 60 vjet, tha UNHCR.

Për shkak të përmbytjeve ka pasur mungesë ushqimi, përhapje të infeksionit dhe objektet shëndetësore janë mbingarkuar, raportojnë Mjekët pa Kufij. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit