0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Për kuriozët e Ramazanit, Minesota hapë dyert e xhamive

Më të lexuarat

Kurioz për rreth Ramazanit? Pesëmbëdhjetë xhamitë  e Minesota-s kanë   hapur dyert e tyre për jo-muslimanët gjatë këtij muaji të shenjtë, duke e ftuar  popullin për darkë, iftar, në mbrëmje dhe e kanë rastin për të pyetur  për çdo gjë  në lidhje me jetën e muslimanëve.
 
Ky është një rast për dialogje ndërfetare të cilat kanë ekzistuar prej kohësh në mes të udhëheqësve muslimanë dhe të krishterë në dy qytetet e binjakëzuara. Por darka, iftari, ndërfetarë gjatë Ramazanit, do të vazhdojë deri më  13 korrik 2015, ku janë të pranishëm  njerëzit e zakonshëm me pyetje të thjeshta – të zakonshme, fetare dhe laike-sekulare.
 
Ne mund të kalojmë kohën tonë duke folur në lidhje me Bazat e Besimit [në Islam], por një i krishterë i zakonshëm nuk ka vërtetë interesim aq shumë për këtë, tha Asad Zaman, drejtor ekzekutiv i Shoqërisë Amerikane Muslimane të Minesotës, një bashkë-sponsor i projektit “Taking Heart”.
 
Vizitorët diskutojnë tema fetare, tha ai, por njerëzit më shpesh flasin rreth bejsbollit  ose për Vikingët kundrejt Packers. Dhe kjo është një gjë e bukur,  tha ai, pasi kjo është një mënyrë e natyrshme për të ndërtuar marrëdhënie.  
 
Rreth 40 për qind e njerëzve që marrin pjesë në iftarë të Ramazanit kurr nuk kanë folur, biseduar, me një mysliman, tha Prifti, Rev Peg Chemberlin, Drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Kishave të Minesota-s, bashkë-sponsor i ngjarjeve.  Të krishterët kanë tendencë për të identifikuar me njerëzit e vlerave dhe besimit të ngjashëm, tha ai. Me hangër  një darkë me një musliman është një mundësi e pazakontë.
 
Projekti është testuar me një sukses të kufizuar një dekadë më parë, kur ai u është ofruar komisioneve të ndryshme. Por koordinimi, bashkëveprimi për   darka, iftarë të përbashkët për muajin e Ramazanit ka rritur në mënyrë dramatike interesimin nga xhamitë dhe publikut, tha Assad Zaman, drejtor ekzekutiv i Shoqërisë Amerikane Muslimane të Minesotës. Muslimanët që  nga agimi i diellit deri në perëndim të diellit gjatë këtij muaji të shenjtë, Ramazanit, agjërojnë dhe në mbrëmje për iftarë bashkohen me familje dhe miqtë.
 
Këtë vit, xhamitë në qytetet e binjakëzuara, në rrethinat e tyre janë pjesëmarrëse. Organizatorët janë duke pritur edhe më shumë se 600 njerëz të cilët kanë nënshkruan në vitin e kaluar. Çdokush i interesuar për pjesëmarrje  duhet të regjistrohet paraprakisht. Lokacioni  dhe koha janë në dispozicion në faqen e internetit të Këshillit të Kishave të Minnesota-s, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit