Emri i Profetit të Islamit mban kryesimin te preferencat prindërore
Emri i profetit të Islamit, “Muhamed” është bërë emri më i popullarizuar për djemtë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021, ka thënë një faqe interneti britanike që fokusohet në shtatzëninë dhe kujdesin e foshnjave në një postim në blog.
“Kishte një ndryshim në krye të tabelës për vajzat, pasi emri Olivia rifitoi vendin e parë pas rënies në vendin e dytë vitin e kaluar.
Emri Muhamedi qëndroi i fortë edhe për një vit në krye të listës pasi u dëshmua të ishte emri më i popullarizuar dhe më i preferuar nga prindërit për djemtë e tyre,” tha Sophie Bell, një shkrimtare blogu për BabyCentre, e cila është një burim për nënat e ardhshme dhe prindërit në Britani. /tesheshi.com/